Fillimi | Arte | Teater | Shkoder, shfaqet komedia " Big Brother Shkodra 2 "

Shkoder, shfaqet komedia " Big Brother Shkodra 2 "

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
 Krahas humorit, që zë edhe pjesen kryesore të komedisë, regjisori Smaja ka përfshirë në edhe elementë të tjerë, duke nxjerrë në skenë këngëtarët më të mirë të qytetit, per t'i dhënë një larmi më shumë shfaqjes. Krahas humorit, që zë edhe pjesen kryesore të komedisë, regjisori Smaja ka përfshirë në edhe elementë të tjerë, duke nxjerrë në skenë këngëtarët më të mirë të qytetit, per t'i dhënë një larmi më shumë shfaqjes.

Përvoja e fituar në komedinë “Big Brother Shkodra” të shfaqur vitin e kaluar, nxiti trupën e teatrit "Migjeni" të ndërmarrë një tjetër nisme për të rivënë në skenë shfaqjen tjetër të radhës, “Big Brother Shkodra 2”. Kjo komedi eshte shkruar nga aktori i humorit Besnik Çinari, i cili ndërkohë është edhe vete pjesë aktive e interpretimit në skene, së bashku me kolegët e njohur të humorit shkodran Zyliha Miloti, Zef Dedes, Rita Gjeka, Muhamed Çekini, Merita Smaja, Drande Xhaj, Anton Krosaj, etj. 
     Regjisori i kësaj komedie, Fatbardh Smaja, shprehet i kënaqur për përformacen që shfaqi trupa e dirigjuar prej tij në skenen e teatrit "Migjeni". Sipas tij, “Big Brother Shkodra 2”, shfaqja e kësaj radhe është krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja, ku përmes batutave pa fund, e mban publikun në mbi tre orë të mbërthyer në emocione dhe të qeshura. Krahas humorit, që zë edhe pjesen kryesore të komedisë, regjisori Smaja ka përfshirë në edhe elementë të tjerë, duke nxjerrë në skenë këngëtarët më të mirë të qytetit, per t'i dhënë një larmi më shumë shfaqjes.
     “Vete kërkesat shumë të mëdha për bileta nga ana e spektatorëve, të cilat për javen e parë janë shitur shumë ditë përpara premieres, nuk ka nevojë për koment në lidhje me suksesin e kësaj komedie”, thotë drejtori i teatrit "Migjeni", Edmond Angoni, duke u shprehur njëkohësisht i kënaqur edhe për atmosferen entuziaste që ka përfshirë institucionin që ai drejton në këtë fillim sezoni.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Vleresoje kete artikull

0
AMC