Fillimi | Bota | Amerika | Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara te Amerikes | Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Ne, populli i Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të krijojmë një bashkim më të përkryer, të vendosim drejtësinë, të sigurojmë qetësinë në vend, të sigurojmë mbrojtjen e vendit, të nxisim mirëqenien e përgjithshme dhe të sigurojmë të mirat e lirisë për veten tonë dhe brezat e ardhshëm, caktojmë dhe vendosim këtë Kushtetutë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NENI I
Paragrafi 1 I gjithë pushteti legjislativ që caktohet këtu, ushtrohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, i cili përbëhet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Paragrafi 2 Dhoma e Përfaqësuesve përbëhet nga anëtarë që zgjidhen çdo dy vjet nga populli i shteteve të veçanta. Zgjedhësit në çdo shtet duhet të plotësojnë kushtet që nevojiten për të qenë zgjedhës i degës më të madhe të legjislaturës shtetërore.
Përfaqësues nuk mund të jetë askush që nuk ka mbushur moshën 25 vjeç dhe që nuk ka qenë shtetas i Shteteve të Bashkuara për shtatë vjet, si dhe që pas zgjedhjes së tij, nuk banon më në shtetin ku është zgjedhur.
Përfaqësuesit dhe taksat e drejtpërdrejta do të shpërndahen midis shteteve të veçanta [të cilat mund të përfshihen në këtë Union, në përputhje me numrin përkatës të popullsisë. Ky numër do të përcaktohet duke i shtuar numrit të përgjithshëm të qytetarëve të lirë, përfshirë këtu ata që kanë qenë të detyruar të shërbejnë për një periudhë vitesh dhe përjashtuar indianët që nuk janë taksuar, tre të pestat e numrit të përgjithshëm të banorëve të tjerë.] Numërimi do të bëhet brenda tre vjetëve pas mbledhjes së parë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa pastaj brenda çdo periudhe dhjetëvjeçare, në përputhje me ligjet e nxjerra. Numri i përfaqësuesve nuk duhet të jetë më i madh se një për 30 000 banorë. Megjithatë çdo shtet duhet të ketë të paktën nga një përfaqësues; derisa të bëhet një numërim i tillë, shteti Nju-Hemshër ka të drejtë të zgjedhë tre, Masëçusets tetë, Rëud Ailënd dhe Providëns një, Kënetikati pesë, Nju Jorku gjashtë, Nju-Xhërsi katër, Pensilvania tetë, Delëueri një, Merilendi gjashtë, Virxhinia dhjetë, Karolina Veriore pesë, Karolina jugore pesë dhe Xhorxha tre.
Në qoftë se në përfaqësinë e një shteti ka vende të lira, organi përfaqësues i pushtetit ekzekutiv të tij urdhëron zhvillimin e zgjedhjeve për plotësimin e këtyre vendeve.
Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh kryetarin e vet dhe zyrtarët e tjerë. Vetëm asaj i njihet e drejta të ngrejë padi.

Paragrafi 3 Senati i Shteteve të Bashkuara përbëhet nga dy senatorë për çdo shtet, [të cilët zgjidhen nga legjislatura përkatëse,] për një periudhë gjashtë vjeçare. Çdo senator ka të drejtën e një vote.
Menjëherë sapo të mblidhet pas zgjedhjeve të para, Senati duhet të ndahet sa më në mënyrë të barabartë, në tre grupe. Mandati i senatorëve të grupit të parë përfundon pas një periudhe dyvjeçare, i senatorëve të grupit të dytë pas një periudhe katërvjeçare, ndërsa i senatorëve të grupit të tretë pas një periudhe gjashtëvjeçare, me qëllim që një e treta e tyre të mund të zgjidhet pas çdo dy vjetësh. [Në qoftë se për shkak dorëheqjeje apo për ndonjë shkak tjetër, jashtë legjislaturës së ndonjë shteti krijohen vende të lira, qeveria e atij shteti mund të bëjë emërime të përkohshme deri në sesionin e ardhshëm të legjislaturës përkatëse, e cila bën plotësimin e tyre.]
6
Senator nuk mund të jetë askush që nuk ka mbushur moshën 30 vjeç dhe që nuk ka qenë shtetas i Shteteve të Bashkuara për nëntë vjet, dhe që pas zgjedhjes së tij, nuk banon më në shtetin për të cilin është zgjedhur. Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara është president i Senatit. Ai ka të drejtë vote vetëm në ato raste kur votat ndahen në mënyrë të barabartë.
Senati zgjedh drejtuesit e tjerë si dhe një president pro tempore për ato raste kur nuk është i pranishëm zëvendëspresidenti, ose kur ai duhet të kryejë detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Vetëm Senati ka të drejtë të shqyrtojë rastet e padisë. Kur mblidhen për një qëllim të tillë, senatorët bëjnë betimin ose premtimin solemn. Gjykimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara e kryeson kryetari i Gjykatës së Lartë. Askush nuk mund të shpallet fajtor pa miratimin e dy të tretave të anëtarëve të pranishëm të Senatit.
Vendimi në rastet e padive nuk duhet të jetë më i rëndë se shkarkim nga detyra, apo heqje e të drejtës për të mbajtur dhe ushtruar një detyrë nderi, post të besuar, apo detyrë për të cilën paguhesh në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ai që gjykohet fajtor, përgjigjet dhe nënshtrohet përpara padisë, procesit gjyqësor, gjykimit dhe ndëshkimit sipas ligjit.

Paragrafi 4 Koha, vendi dhe mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve për anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve caktohen nga legjislatura e çdo shteti të veçantë. Megjithatë Kongresi mund t'i caktojë apo ndryshojë ato me ligj në çfarëdo kohe, [me përjashtim të vendeve ku do të zgjidhen senatorët.]
Kongresi mblidhet të paktën një herë në vit, [dhe kjo mbledhje zhvillohet të hënën e parë të dhjetorit,] në qoftë se nuk caktohet me ligj një ditë tjetër.

( Kliko ne numurat me poshte per te lexuar vazhdimin e Kushtetutes)

1 2 3 4 5 6 7 8 9 »

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Vleresoje kete artikull

3.00