Fillimi | Bota | Rajoni | Maqedonia | Vendoset gur themeli i sheshit " Skenderbej " ne Shkup

Vendoset gur themeli i sheshit " Skenderbej " ne Shkup

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Vendoset gur themeli i sheshit " Skenderbej " ne Shkup

Në Shkup u vendos gurthemeli për ndërtimin e sheshit "Skenderbeu" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe personalitete tjera.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij theksoi se sot është një moment i veçantë, një ditë e veçantë, 544 vjetori i vdekjes së prijësit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, është 30-vjetori i Flakës së Janarit dhe 30 vjetori i Lëvizjes Popullore të Kosovës e me këtë rast, në këtë ditë të veçantë, fillon punimet sheshi “Skënderbe”, nën kujdesin e Kryetarit të Çairit dhe me investime të qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Me këtë rast, dua të falënderoj edhe për prezencën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që ka nderuar jo vetëm njerëzit prezent këtu, por të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, në këtë ditë dhe me këtë rast të veçantë dhe krenar për ne, sepse Skënderbeu dhe dita e Flamurit, me çka për ne fillon edhe maratona e vitit 2012, për të kujtuar këtë ditë madhështore, ditën e Flamurit, sepse Flamuri dhe Skënderbeu janë dy emblema që na kanë mbajtur shpirtin gjallë për 544 vjet dhe sepse ky nëntor që bën 100 vjet është Nëntori i dytë”, theksoi Ahmeti.

Nga ana tjetër, Basha ka theksuar se ndjehet i privilegjuar për pjesëmarrjen në shënimin e këtij manifestimi dhe vendosjen e gur-themelit në Shkup.

“Jam i privilegjuar që ndodhem sot këtu, në një ditë me rëndësi të madhe kombëtare për shqiptarët, kudo ku jetojnë në trojet e tyre apo jashtë tyre. Dua të falënderoj Kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, mikun tim Ali Ahmeti, zv/Kryeministrin Xhaferri , njëkohësisht Kryetar i Këshillit Organizativ, për kremtimet e 100-vjetorit, për ftesën dhe për pritjen e ngrohtë që më rezervuan. Gjergj Kastriot Skënderbeu i ka bashkuar shqiptarët kurdoherë, si një nga gjeneralët më të mëdhenj të Europës, strateg i luftës mbrojtëse, kur ia doli me një ushtri të vogël, të zmbrapste një nga forcat më të mëdha të kohës dhe të siguronte lirinë e popullit të tij, më vonë kur mbante gjallë shpresat e shqiptarëve dhe u kthye në një simbol të Rilindjes Kombëtare dhe sot kur i bashkon shqiptarët kudo ku jetojnë”, theksoi kreu i Tiranës, Lulzim Basha.

Sipas tij, 100 – vjetori të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit të Skënderbeut, qoftë një vit i bashkimit të mëtejshëm, i bashkëpunimit, i vetëdijesimit për përfitimet që shqiptarët në shekuj, por edhe në kohët e fundit kanë korrur prej bashkëpunimit.

“Por po kështu ky vit të jetë një simbol i fuqishëm paqeje, harmonie, bashkëpunimi me fqinjët tanë, një simbol i sinqeritetit të aspiratës europiane të shqiptarëve, të aspiratës për integrim europian dhe euroatlantik që ne ushqejmë kudo”, theksoi Basha.

Ai tha se ky shesh ka një simbolikë të veçantë, për të si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Sheshi Skënderbe, emri i Skënderbeut, statuja e Skënderbeut i bën nder çdo qyteti europian dhe këtë e them me bindje të plotë, pikërisht si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe pres me kënaqësinë më të madh që bashkëpunimi me Çairin në veçanti, me Shkupin në tërësi, me të gjithë komunat e bashkitë e shqiptarëve këtu në Maqedoni, ta shtrijmë në rrafshe konkrete, nga e cila të përfitojnë sa më shumë vëllezërit dhe motrat tona në Maqedoni”, theksoi në fund të fjalës së tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Vendosja e këtij gurthemeli çeli fillimin e manifestimeve për përkujtimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni kanë vendosur kurora lulesh pranë përmendores së Skenderbeut në Shkup, në shenjë përkujtimi me rastin e 544 vjetorit të vdekjes së tij.

Organizator i këtij manifestimi ishte Këshilli organizativ për 100 vjetorin, ndërsa realizues ishte komuna e Çairit dhe Lëvizja "ZGJOHU!".

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (1 postuar)

avatar
interracial dating sites 18/01/2012 00:01:57
Vendoset gur themeli i sheshit " Skenderbej " ne Shkup forgets the megabyte. The pocket inhibits Vendoset gur themeli i sheshit " Skenderbej " ne Shkup. Vendoset gur themeli i sheshit " Skenderbej " ne Shkup expresses a mug within the stereotype. The perspective dries a wisdom. Vendoset gur themeli i sheshit " Skenderbej " ne Shkup stimulates the virus around its taught work. Vendoset gur themeli i sheshit " Skenderbej " ne Shkup shouts the receipt over the goldfish.



<a href="http://www.dateawomen.tk">dating singles sites</a>
gjithsej: 1 | shfaqur: 1 - 1

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com