Fillimi | Ekonomia | Pelikani Kaçurrel, mbreti ne zhdukje i lagunes se Karavastase

Pelikani Kaçurrel, mbreti ne zhdukje i lagunes se Karavastase

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Pelikani Kaçurrel, mbreti ne zhdukje i lagunes se Karavastase

Në lagunën e Karavastasë banonte njëherë një shpend i rallë për të gjithë zonën e Mesdheut, i certifikuar me emrin Pelikani Kaçurrel, i cili  konsiderohej 'mbreti' i lagunës. Flasim me gjuhën e së shkurës, themi ishte se, epoka e mbretërimit të  tij ka përfunduar dhe shpendi, fama e të cilit i kishte kapërcyer kufijtë e vendit tonë, tashmë është drejt zhdukjes totale dhe numërohet me gishta. Dora  njerëzore është treguar e pamëshirshme me këtë shpend të rrallë.
     "Pelikani Kacurrel" është një nga banorët autoktonë të lagunës sonë. Ai rritet e zhvillohet vetëm në lagunë dhe nuk shtegton. Është një shpend grabitqar gjigand, me peshë rreth 16 kg, lloj i veçantë në të gjithë Mesdheun", tregon Llazi Bici, peshkatar i vjetër.
     Pelikani kacurrel ka ngjyrë të bardhë me pulla gri. Në sqetull ai ka disa nuanca ngjyrash.Ushqehet me peshq, ngjala e gjallesa të tjera të detit, çka nxiti armiqësinë e njerëzve ndaj tij. Mishi nuk i konsumohet nga banorët, por ai u shfaros për shkak të të ushqyerit të tij", tregon Bici.
     Sipas tij, pelikani shumohet me vezë. Femra ngroh dhe çel vetëm 2 vezë. Pra shumimi natyral i tij është delikat. Femra i depoziton vezët në kënetë, në gëmusha.
     Bici tregon se para shumë vjetësh, numri i pelikanëve në lagunë arrinte në rreth 500. Bonifikimi dhe instalimi i rrjetit të tensionit të lartë ishin fatale për 'mbretin' e lagunës. 
     "Dhjetra krerë pelikanë të mëdhenj u shfarosën nga tensioni, pasi gjatë fluturimit binin në rrjetin e energjisë elektrike", tregon Bici.
     Një faktor tjetër i shfarosjes së tij ishin dëmtimi i vezëve prej njerëzve.
     "Shpesh banorët e zonës, por edhe gjuetarë të ndryshëm,(të cilët nuk e dinin rëndësinë e këtij shpendi), duke ecur nëpër lagunë ndeshnin në foletë e pelikanëve, i mernin vezët dhe i thyenin. Kjo solli shfarosjen e tyre në vite, aq sa sot numërohen me gishta", shprehet Bici./

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Image gallery

Vleresoje kete artikull

5.00
AMC