Fillimi | Ekonomia | Rritet konsumi dhe kultivimi i peshkut në Kosovë

Rritet konsumi dhe kultivimi i peshkut në Kosovë

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Rritet konsumi dhe kultivimi i peshkut në Kosovë

 Kosova, krahas shumë sektorëve tjerë, ka potenciale të mëdha edhe për zhvillimin e sektorit të peshkatarisë. Ujërat e shumta dhe kushtet e përshtatshme që ka vendi, e bëjnë peshkatarinë njërin nga sektorët më premtues dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, viteve të fundit është rritur edhe numri i subjekteve të licencuara që merren me këtë veprimtari. Po ashtu nga viti në vit po shtohen dhe zgjerohen hurdhat e peshkut, të cilat tani kanë arritur në 30 sosh me një kapacitet prej 10 deri në 300 tonë.

Nga kjo veprimtari, brenda vitit prodhohen rreth 600 tonë troftë që kryesisht tregtohen për konsum të brendshëm, ndërsa pesha e tyre arrin deri në 350 gramë. Por, sfidë në këtë sektor mbetet gjendja e liqeve, lumenjve dhe akumulimeve në disa regjione, e cila nuk është e kënaqshme si rrjedhojë e ndotjes së ambientit përreth si dhe dëmtimeve të mëdha të shtratit të lumenjve.

Arsim Memaj, shef i Divizionit të Blegtorisë në Ministrinë e Bujqësisë, thotë për portalin “Ferma Ime”, se viteve të fundit është rritur edhe interesimi i fermerëve për t’u marrë me këtë veprimtari dhe sipas tij nga viti në vit po shtohet edhe numri i hurdhave të peshkut, që në vitin e kaluar ka arritur në 30 sosh. Kjo sipas Memajt, ka ndikuar edhe në shtimin prodhimtarisë në këtë sektor. “Duke parë potencialet që ka vendi për zhvillimin e akuakulturës dhe peshkatarisë, deri më tani bashkë me organizatat ndërkombëtare, kemi arritur që përmes asistencës teknike të ofrojmë mbështetje në teknologjinë e hurdhave të peshkut për kushte intensive të rritjes, për planifikimin e prodhimtarisë dhe për përpunimin e troftës së lumenjve. Kjo mbështetje e ofruar, ka ndikuar edhe në shtimin e interesimit për t’u marrë me këtë sektor”, thotë Memaj.

Ai thekson se duhet të punohet në hartimin e projekteve konkrete dhe të gjinden burime për mbështetjen e investimeve për zhvillimin e akuakulturës dhe ruajtjen e resurseve peshkore. Paraprakisht, Memaj thotë se nevojitet të behët edhe inventarizimi i resurseve peshkore dhe identifikimi i mundësive për zhvillim.

Se sa është e leverdishme kjo veprimtari, tregojnë edhe vet ata që merren me kultivimin e troftave. Ismajl Bytyçi, pronar i restaurantit “Trofta” në Istog, i cili posedon bazenet për kultivimin e troftave, thotë për portalin “Ferma Ime” se brenda vitit prodhon rreth 300 tonë peshk, të cilin e shet kryesisht në tregun vendor. “Ka më shumë se 40 vite që ekziston kjo fermë për kultivimin e peshkut, ndërsa unë e kam marr tash e nëntë vite, dhe kam vazhduar me kultivimin e peshkut të llojit Troftë e Kalifornisë”, thotë Bytyqi. Ai tregon se me produktet e tij aktualisht furnizon rreth 80 për qind të tregut vendorë dhe që nga viti i kaluar thotë se ka arritur të depërtojë edhe në tregun e Maqedonisë. “Jashtë vendit kemi eksportuar një kontingjent të vogël për në Maqedoni, e në tjera vende nuk kemi eksportuar, por në të ardhmen synojmë të eksportojmë edhe në vendet e tjera”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka treguar se në biznesin e tij ka të angazhuar rreth 100 punëtorë, ku vetëm në kultivimin e peshkut janë të angazhuar rreth 30 punëtorë, ndërsa në hoteleri thotë se janë të punësuar 100 punëtorë. Deri më tash, ai thekson se nuk ka pasur kurrfarë përkrahje nga institucionet e vendit e as organizatat ndërkombëtare, por suksesin në treg, e ka arritur fal angazhimit dhe investimeve që ka bërë vet.

Fermeri Bytyçi shton se përveç leverdisë nga kultivimi i peshkut ka edhe vështirësi të mëdha. “Ka leverdi në kultivimin e peshkut por ka edhe probleme të shumta siç janë koncentratet dhe ushqimi për peshk, pasi është shumë i shtrenjtë ndërsa përkujdesja ndaj tyre është sfidë tjetër pasi personi që përkujdeset për to duhet të jetë shumë i afërt dhe i kujdesshëm për shkak se një gabim i vogël shkakton humbje të mëdha”, thotë Ismajl Bytyçi. Ai ka treguar se ushqimin për peshqit, të cilët i kultivon në Istog, e sjell nga Danimarka, pasi që ushqimi për ta është më specifik.

Se Kosova ka kushte të mira për kultivimin e peshkut e thotë edhe profesori Agim Rexhepi. Ai për portalin “Ferma Ime”, thekson se kushtet e volitshme, do të mundësonin dyfishimin e prodhimtarisë vjetore të peshkut në vendin tonë. “Kapaciteti prodhues i peshkut në tërë Kosovën brenda vitit sillet deri në rreth 700 tonë. Vendi ynë konsiderojë se ka kushte dhe kapacitet për të dyfishuar prodhimin peshkut”, tha eksperti Agim Rexhepi.

Ndryshe, me Ligjin për peshkatari dhe akuakulturë rregullohet edhe menaxhimi me resurset peshkore, si dhe veprimtaria e peshkatarisë dhe akuakulturës, që ushtrohet në ujërat e territorit të Kosovës. Ndërkaq, lumenjtë potencial për kultivimin e Troftës në vend janë Drini, Lumëbardhi i Pejës, Lumëbardhi i Prizrenit, Lepenci, Lumi i Brodit, Lumi i Restelicës dhe lumenj të tjerë me kapacitete ujore më të ulëta.  

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Vleresoje kete artikull

0
AMC