Fillimi | Intervista | Enveri jetonte në Bllok me familjen dhe shoqëruesit

Enveri jetonte në Bllok me familjen dhe shoqëruesit

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Enveri jetonte në Bllok me familjen dhe shoqëruesit

Arif Bizga, një nga truprojat e kreut të shtetit në vitet ’48-‘50, thotë se megjithëse Enver Hoxha kishte gradën e “Gjeneralit të Armatës” ai s’e ka parë asnjëherë të veshur ushtarak, gjatë kohës që e shoqëronte.

 Me çfarë eskorte lëvizte Enver Hoxha në ato vite? 

Në ato vite Enver Hoxha udhëtonte me një “Alfa Romeo”, trofe e luftës. Truprojat e shoqëronin me një “Xhip” amerikan. “Alfa Romeo” më pas do të zëvendësohej nga një “ZIM” që Enverit ia bëri dhuratë Stalini, ka mundësi pas vizitës së parë që ai bëri në Moskë. Në fakt si dhuratë e Stalinit erdhën dy “ZIM”-a një i zi dhe një i kuq. Por Enver Hoxha parapëlqeu të udhëtonte me të ziun, ndërsa makinën me ngjyrë të kuqe ia kaloi zv/kryeministrit të asaj kohe që ishte Koçi Xoxe. 

A ishte grupi i shoqërimit në efiçensë të plotë gjatë viteve të para?

 Ç’është e vërteta ishim të përkushtuar, por shumë gjëra nuk i dinim ende. Enveri kishte një zakon, nuk na lajmëronte asnjëherë për udhëtimet që do të bënte. Urdhëronte vetëm në çastin e fundit. Kjo na vinte në lëvizje të menjëhershme që të merrnin masat. Një herë ne iu ankuam për këtë Beqir Ballukut. Ai natyrisht që ia përcolli një gjë të tillë Enver Hoxhës. Një ditë Enveri paralajmëroi se do të bënte një vizitë në Kamëz. Por edhe në atë rast ne mezi u organizuam. Pasi mbaroi vizitën Enveri u takua sërish me Beqirin dhe i tha: “S’ishte gjë kjo punë o Beqir lajmërova dhe sërish ata nuk ishin gati në kohë”. 

Si vepronte Enver Hoxha nëse shoqëruesit bënin gabime që binin në sy të tij? 

Në këto raste ai të dënonte vetë, me ndalim në garnizon. Na ka qëlluar disa herë një gjë e tillë. Madje Enveri nuk kurseu as kreun e shoqërimit Axhem Abazin. Një ditë Axhemi përdori telefonin që qëndronte në hollin e katit të parë, për një punë të tij personale. Enveri që ishte në dhomën tjetër e cila ndahej me xham, e dëgjoi. Kur mbaroi Axhemi ai u ngrit dhe i tha: “Këtë telefon që paguhet nga populli, qeveria ma ka dhënë për punë. Nëse ke për të folur për gjëra personale shko në postë”. Dhe pas kësaj e dënoi me 10 ditë garnizon. Po kështu, gjatë një shërbimi në Lezhë, ai u ngrit natën dhe nuk e pa oficerin në vendin e rojës. Atëherë e çoi të gjithë trupën e shoqërimit në garnizon. Më kujtohet një rast tjetër kur në shërbim ishim 3 oficerë. 

Njëri prej nesh shkoi të hante darkë, unë shkova të merrja teknikun që përgjigjej për gjeneratorin, pasi në atë kohë në Tiranë centrali elektrik punonte deri në orën 11.00. Në vilë mbeti vetëm një oficer. Por qëlloi që oxhaku në dhomën e vogël ku punonte Enver Hoxha, mori flakë. Ai që e pa këtë ishte Mehmet Shehu në vilën përballë, i cili ishte turrur me shpejtësi të shuante flakët. Në fakt nuk ishte bërë asnjë dëm. Kur u paraqita në vilë më shpjeguan gjendjen. U paraqita tek Enver Hoxha i cili në atë kohë po bisedonte me Mehmetin. Atëherë Enveri më urdhëroi: “Të tre oficerët me ndalim në garnizon”. I thashë se nuk mund ta linim detyrën pasi vila nuk kishte mbrojtje. Por ai m’u përgjigj: Do qëndroj me Vasillon, (shërbyesen) dhe ju mos t’ju shoh këtu”.

 Cilat ishin kushtet e vilës ku jetonte numri një i shtetit? 

Enveri jetonte në një shtëpi dykatëshe, në po atë vend që tanimë quhet “Blloku”. Ajo ishte një vilë me dy hyrje ku në njërën anë banonte Enveri me Nexhmijen dhe nga ana tjetër jetonin prindërit dhe motrat e tij. Shtëpia rrethohej nga një gardh dhe rreth saj ishin mbjellë disa portokaj. Në atë periudhë më kujtohet që familja Hoxha kishte në dispozicion vetëm dy dhoma në katin e dytë të ndërtesës dhe një dhomë ishte përshtatur për ne të grupit të shoqërimit, që qëndronim me turne. Dhoma e gjumit e çiftit Hoxha ishte shumë e thjeshtë, ndërsa dhoma tjetër më së shumti përdorej si zyrë pune e Enverit, sidomos gjatë periudhës së verës meqenëse ishte shumë e freskët. Në katin e parë kishte dy dhoma të hapura me njëra-tjetrën ku ishte ndarë më xham, një dhomë e vogël punë ku ishte vendosur tavolina e Enver Hoxhës si dhe një oxhak për ngrohje. Në pjesën tjetër të sallonit, në të gjithë faqen e murit, ishte vendosur një bibliotekë e madhe dhe një tavolinë me 10-15 karrige. Në bodrum ishte vendosur kuzhina ku gatuante xha Nikoja. 

A e përdorte si zyrë këtë shtëpi Enver Hoxha? 

Në sallonin e kësaj vile, pothuaj çdo natë, mblidhej Byroja Politike dhe punonte deri në të gdhirë. Qëllonte që mblidheshin edhe dy apo tre herë gjatë 24-orëve. Çdo mëngjes, mbi tryezën e punës mund të gjeje të paktën 30 filxhanë kafeje dhe tavllat e mbushura me duhan.

 A kontrollohej ushqimi i kryeministrit? 

Gjatë periudhës që unë kam qenë me shërbim, nuk kam parë asnjeri që të kontrollonte ushqimin e Enver Hoxhës. Ushqimet për familjen Hoxha bliheshin në dyqanin e udhëheqësve, si gjithë të tjerët, pa asnjë privilegj. Dyqani ishte atje ku sot ndodhet restorant “Berlini”. Si veprohej me ata që donin të vizitonin 

Enver Hoxhën në shtëpi?

 Dy ishin personat që mund të hynin tek Enver Hoxha pa trokitur: Myslym Peza, të cilin Enveri e thërriste vetë. Kur vinte Myslymi, Enveri zbriste vetë ta priste, pasi na kishte dhënë porosinë: Pasdite do të vijë “baba” për vizitë. Mos e ndaloni. I dyti që gjithashtu futej pa teklif tek Enveri, ishte ambasadori sovjetik në Shqipëri, Çuvakini. Të gjithë të tjerët duhet të lajmëronin dhe të shoqëroheshin nga oficerët e trupës. 

Si ishte përbërja e personelit të kreut të shtetit? 

Në atë kohë, në vilën ku banonte Enver Hoxha, kishte pak personel. Trupa e shoqërimit përbëhej nga 7 oficerë shoqërues, ndërsa komandanti i grupit ishte Axhem Abazi nga Mallakastra. Ishte si kamerier Vangjel Beçi, kuzhinier Niko Xhara dhe si punëtore Vasilloja. Kur Nexhmija lindi djalin, Ilirin, në vitin 1949 u shtua dhe një dado me emrin Bane. Në atë kohë ne si oficerë na zbritën të gjithë në katin e parë pasi dhoma jonë u adoptua si dhomë fëmijësh.

 Çfarë natyre spikaste të Enver Hoxha gjatë atyre viteve?

 Enveri ishte sa i butë e miqësor aq edhe i rreptë. Gjatë gjithë kohës që rrinte në shtëpi, atë njeri e kam parë me libra në dorë. Hynte e dilte në dhomën e madhe ku shpesh i drejtohej bibliotekës. Ishte shumë korrekt dhe një gjë të tillë e kërkonte nga të gjithë. 

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (4 postuar)

avatar
DETARI@ 19/10/2013 09:20:47
Enver Hoxha ,eshte njeriu qe do te mbahet mend si emer strategu ne shume e shume shekuj ! Spurdhjaket qe e shajne dhe vete nuk jane te sigurte qe e shajne me shpirt .Ai njeri kishte ne dore shtetin ku ky shtet kishte nji kushtetute ashtu si e kishte (si te gjithe vendet komuniste qe ishin afersisht gjysma e Botes ) dhe po te shkelje keto ligje ,denoheshe !Edhe une e kam jetuar ate kohe (kuptohet se isha i ri )dhe as spiun nuk isha ,as komunist nuk me beri njeri me zore ,dhe nuk mu prek nji qime floku ! Prandaj jemi te mallkuar ne shqiptaret ,sepse urrejme gjene me te mire qe kemi ,luftojme njeri tjetrin pa aresye serioze ,nuk jemi te lidhur por shikohemi si te jemi hiena ! Dhe jemi ketu ku jemi ,qe fakti eshte se nga shqiptaret jane ndertuar kombe e shtete ,jane udhehequr popuj dhe jane bera historia sic eshte ajo e lufterave te Aleksandrit te Madh ,Ajo e Trojes dhe te gjitha lufterat ne greqi ! Pra ;nuk e meritojme te jemi keshtu ,duhet te behemi njerez !
Shume mire Shume keq
0
Raportoje te papershtatshme
avatar
N. Shabani 18/10/2013 05:39:22
Ne I shajme sa vdesin se sa jane gjalle perplasim duart. Enveri te pakten nuk abuzoj duke mbajtur nga 300 roje me vete si Sali Berisha dhe pasuri nuk kishte asgje, e gjithe pasuria ishte prone shteterore. Tani u ngrysen pa nje dysh dhe u gdhine me miliona, vodhen dhe mashtruan sa deshen. Po qe se kjo ishte demokracia qe disa te beheshin miliardera dhe pjesa tjeter te jetoje si mos me keq e me emra ne liste per te ngrene buke mos ardhte kurre se kjo nuk eshte demokraci por shfrytezim i njeriut nga njeriu.
Shume mire Shume keq
1
Raportoje te papershtatshme
avatar
bregu 17/10/2013 11:24:29
o Myrto do ja ngrejme monumentin 25 Metro por ti do te jeshe roja i saj e ne se te gjene Enveri ne gjume do marresh denimi
Shume mire Shume keq
0
Raportoje te papershtatshme
avatar
myrteza 17/10/2013 04:53:31
e cfare diktatori paska qene ky more ai ka qene vete muameti vete perendiavetem armiqte e popullit e bejne armik ai do nje monument 25 metra te larte se e meriton
Shume mire Shume keq
0
Raportoje te papershtatshme
gjithsej: 4 | shfaqur: 1 - 4

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Vleresoje kete artikull

3.00
AMC