Pasioni i femrave zbullohet me parfum
Një femër për të qenë vërtet e parezistueshme duhet të posedojë një aromë që të bëjë dallimin. Midis tjerash të bëjë ta kuptosh personalitetin.
Zbuloni klasifikimin e 10 parfumeve më të famshëm dhe zgjidhni esencën që akordohet më mirë me karakterin tuaj.
Chanel N°5, për një femër të sofistikuar
Klasiku mbetet ai, Chanel N°5. E ka mbajtur edhe diva Marilyn Monroe. Elegante dhe e rafinuar, por me pak çmenduri që e bën të parezistueshme një femër. Nëse dëshironi të jeni gjithmonë shik, Chanel N°5 është ai që bën për ju.
CK One, për femra të sigurta në vetvete.
Kur doli në tregun e parfumerisë ai u bë menjëherë parfum në tendencë! Një parfum uniseks në kohet kur femrat shihnin siguri dhe vendosmëri në barazinë e me koleget e tyre meshkuj. Jo vetëm, CK One është edhe simboli i një sensualiteti të vetëdijshëm te femrat, edhe ato kishin mësuar të luanin me seksin.
D&G Light Blue, për ato që duan të joshin
Falë një fushate promocionale të suksesshme, D&G Light Blue, parfumi i firmosur nga D&G është futur në listën e parfumeve më të famshëm. Nëse jeni joshëse të vërteta, të zonjat për të joshur vetëm me një shikim, Light Blue është ai që po kërkoni për t’u bërë absolutisht të parezistueshme.
Flower by Kenzo, për femra minimale
Nëse ju pëlqen thjeshtësia dhe ndjeheni misterioze si femrat e orientit antik. Nëse për të joshur ju duhet diçka më shumë se aksesorët, një aromë nga Flower by Kenzo është ajo që ju duhet. Pak elemente, por të rafinuara dhe kështu parfumi i orientit është ekspresioni më i mirë.
Hypnotic Poison, për femrat që duan misterin
Ashtu si e bukura Monica Belluci, prej kohësh testimonial i Hypnotic Poison, ju bën me një shikim të ngrohtë dhe misterioz që çmend të gjithë meshkujt për kapacitetin e të thënit dhe të mos thënit.
J’adore, për ato që duan të komandojnë
Sigurisht që keni një karakter çapkën, nëse nuk bëhet ashtu siç thoni ju shpërthen “fundi i botes”. Nga të dashurit tuaj merrni përkushtimin absolut, jeni ju personi për tu adhuruar! Të gjithë këtë e tregon parfumi mitik J’adore, ideal për kë ka një grusht të hekurt të fshehur në një dorashkë mëndafshi. Të “veshësh” këtë aromë nuk mund të mungoje në 10-en më të mirë.
Mitsouko, për femra pasionante
Nëse jeni romantike dhe ju pëlqen të përkëdheleni në kujtimet e dashurive të pamundura, parfumi Mitsouko nga Guerlain nuk bën për ju! Inspiruar nga një dashuri, ky parfum, është vërtetë i famshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha femrat që janë në gjendje të kalojnë çdo pengesë për të kurorëzuar pasionin e dashurisë.
Rem, për nostalgjiket
Nuk ka të tashme qe ju tërheq, vështrimi juaj dhe mendja janë të orientuara drejt së kaluarës! Ecni në breg të detit duke dëgjuar dallgët e detit dhe lehtësisht lini veten të ikni në boten e kujtimeve, të takimeve të shkuara dhe nostalgjisë. Ndër 10 parfumet më të famshëm për femra, Rem është ai që duhet për ju.
Shalimar, për ato që duan aventurën
Me këtë emër oriental Shalimar ka bërë për vete femrat e të gjithë botës, mbi të gjitha ato që duan aventurën. Shalimar është ndër parfumet më të famshëm për femra, vetëm me të nuhatur aromen do të udhëtoni në toka të largëta..
Acqua di Giò, për femrat që duan sfidat
Një parfum meshkujsh në 10 parfumet më të mira për femra? Po, sepse Acqua di Giò është aq fantastik saqë nuk mund të përdoret vetëm nga meshkujt! Edhe femrat që duan sfidat dhe të futen në lojë në çdo situatë mund të kenë të drejtë të përdorin Acqua di Giò parfumin e tyre.
Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.



Posto komentin tuaj