Kafe kunder rrudhave dhe celulitit
Yndyra e kafes është e pasur me thartirën linoleike, e cila është një antioksidues i fuqishëm, ka efekt antikancerogjen dhe stimulon sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, ajo pengon edhe plakjen e lëkurës dhe ka veti anti-inflamatore.
Losion freskues për lëkurë -
Ziejeni një kafe të fortë turke, qiteni në enë të vogla dhe ngrijeni. Më pas, me këtë akull trajtojeni lëkurën tuaj. Një gjë e tillë do ta nxitë qarkullimin e gjakut dhe do ta freskojë lëkurën tuaj.
Tonifikon lëkurën -
Lëkurën e fytyrës në mëngjes pastrojeni me një copë pambuku, të zhytur në kafe të sapo përgatitur. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ta unifikoni ngjyrën e fytyrës, por edhe do ta nxini atë lehtazi.
Maska kundër rrudhave -
Një lugë miell thekre përziejeni me një kafe tepër të fortë, më parë të ftohur, derisa përzierja të mos bëhet e trashë, si krem. Kësaj përzierjeje më pas ia shtojmë një të kuq të vezës dhe e përziejmë mirë. Këtë përzierje qiteni në fytyrë, mbajeni 15 minuta, e më pas shpëlajeni mirë e mirë.
Tretmani kundër celulitit -
Kafen e bluar të nxehtë qiteni në vendet problematike dhe ato vende mbështillni me fletë plastike, lëreni që të veprojë 15 deri 20 minuta, e më pas lajeni mirë. Këtë tretman mund ta përsëritni dy herë në javë. Një mënyrë më e thjeshtë është që kafen e bluar ta shtoni në xhelin tuaj të preferuar për dush dhe, sa herë që të bëni dush, bëni masazh të lehtë.
Maska për flokë të errëta -
Dy të kuq të vezëve përzieni me një lugë rum dhe dy lugë ujë të nxehtë, e më pas shtojeni edhe një lugë të kafes së bluar dhe vajit bimor. Masën e fituar qiteni në flokë dhe lëreni që të veprojë nja pesë minuta, e më pas lani flokët me ujë të nxehtë.
Për shkëlqimin e flokëve të errëta -
Nëse flokëve të errëta doni t’ua ktheni shkëlqimin e vjetër, atëherë zieni, e më pas ftohni një kafe të fortë dhe me të spërkatni flokët, e më pas krihni ato me kujdes
Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.



Posto komentin tuaj