Fillimi | Kronika | MD, Pr/ligji “Për Policinë e Burgjeve”, synon një shërbim policor të qëndrueshëm dhe profesional

MD, Pr/ligji “Për Policinë e Burgjeve”, synon një shërbim policor të qëndrueshëm dhe profesional

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
MD, Pr/ligji “Për Policinë e Burgjeve”, synon një shërbim policor të qëndrueshëm dhe profesional

Krijimi i një shërbimi policor të qëndrueshëm, profesional dhe me integritet në sistemin e burgjeve,  është qëllimi kryesor i Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Policinë e Burgjeve”, i hartuar së fundi nga ministria e Drejtësisë.

Burime zyrtare pranë kesaj ministrie deklaruan për ATSH-në se, drafti ligjor  përbëhet nga 27 nene,  të cilat rregullojnë çështje të tilla si: përfshirjen e sherbimit policor në burgje në statusin e administratës publike, kushtet dhe procedurat e pranimit në Policinë e Burgjeve, marrëdhëniet e punës, zhvillimin e karrierës, organizimin, trajtimin financiar, etj.

Gjithashtu, ky  draft  synon përmirësimin e sistemit të gradave dhe ri-klasifikimin e  roleve në Policinë e Burgjeve, sipas hierarkisë, ndersa sqaron rastet e lirimit apo përjashtimit nga detyra të punonjësve të shërbimit.

Por, risi e pr/tligjit është dhe transporti i të dënuarve, në kuadër të privatizimit të shërbimit të transportit për të dënuarit e sigurisë së ulët.  Nisma ligjore, trajton rastet e shoqërimit dhe transportit në burgjet e sigurisë së ulët nga kompania private e kontraktuar sipas legjislacionit në fuqi,  nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Projektligji në fjalë  është paraqitur në Këshillin e Ministrave për miratim, për të kaluar më pas për shqyrtim  në Kuvendin e Shqipërisë

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Vleresoje kete artikull

0
AMC