Fillimi | Kronika | Debora bllokon rruget

Debora bllokon rruget

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Debora bllokon rruget

Gjatë gjithë natës dhe mëngjesin e sotëm, rreshje të konsiderueshme dëbore kanë mbuluar pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar probleme të medha në levizje dhe bllokim të disa akseve.

Shume rruge nacionale janë të pakalueshme, ndërsa të tjera mund të përshkrohen vetëm me zinxhirë. I ftohti siberian ka zbritur deri ne jug te vendit, ne qarkun e Gjirokastres trashesia e debores ka mberitur deri ne 60 centimetra.

Probleme te ngjashme ka edhe ne qarkun e Korces ku shume rruge jane te palueshme me shume veshtiresi. Nderkohe qe raportohet se edhe disa shkolla nuk jane hapur per shkak se nxenesit dhe mesuesit e kane patur te pamundur per te levizur.

Ne qarkun e Vlores ka veshtiresi te medha levizje ne disa rruge rurale si dhe ne rrugen Vlore-Sarande ne Qafe Llogara. Ne kete segment duhet te levizet me zinxhire per shkak te rrezikshmerise se larte nga prania e debores. Reshjet bllokuan thuajse  të gjitha akset rurale ne Elbasan dhe mësimi ne shkolla u pezullua. 
Intensiteti i lartë i reshjeve bllokuan aksin nacional Elbasan-Qafë Krrabë, në këtë segment policia e qarkullimit rrugor nuk lejon lëvizjen  e mjeteve. Ndërsa aksi Elbasan-Qafë Thanë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë por me gjithë përpjekjet e ndërmarrjesve të rrugëve rurale dhe nacionale, ka mundur të bëjë zhbllokiminm e aksit Prrenjas-Qafë Thanë. 

Zona me e goditur nga reshjet dhe bllokimet e rrugeve eshte qarku i Dibres. Ne disa zona te banuara trashesia e debores varion nga 50 centimetra deri ne nje meter. Mengjesin e se enjtes ne qytetin e Peshkopise gjithcka eshte mbuluar nga nje shtrese e madhe debore, duke beret e pamundur levizjen e mjeteve dhe te njerezve, nderkohe qe mesimi eshte nderprere ne shume shkolla. 

Probleme te ngjashme ka edhe ne Kukes, Has, Tropoje dhe Puke. Ne qarkun e Shkodres zonat malore jane bllokuar nga debora. Rruget jane te pakalueshme dhe ne mbledhjen e shtabit te emergjencave eshte raportuar se 60 mije persona nuk kane asnje mundesi komunikimi nga toka, Per ta do kerkohet qe te ndihmohen nga ajri per rastet e emergjencave. Ne akset Shkoder-Theth, Shkoder-Vermosh nuk mund te kalohet. 

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com