Shi dhe debore ne te gjithe vendin
Situata në akset rrugore të vendit, vazhdon të mbetet e rënduar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë vazhduar edhe në mbrëmjen e kaluar, pavarësisht se me më pak intensitet se ditët e mëparshme.
Me problematike mbeten qarqet e Kukesit dhe te Dibres, si edhe rrethi i Pukes. Ne Kukes dhe Tropoje te gjitha akset rrugore nacionale jane te kalueshme, por vetem duke perdorur zinxhiret. Ne Peshkopi dhe Bulqize ka nje sere aksesh pakalueshme, por rruget kryesore qe lidhin qytetet me njera-tjetren kalohen pa veshtiresi.
Në qarkun Shkodër situata eshte me normale, perveç rrethit te Pukes, rruget jane te bllokuara. Por aksi Puke –Fushe Arrëz, eshte i kalueshem me zinxhire. Ne
Reshjet e shiut, probleme në porte
Ndryshimi i kushteve atmosferike në bregdet dhe Adriatik që nga nata e kaluar ka shkaktuar probleme në trafikun detar.
Tragetet e linjës Bari-Durres, të cilat duhet të mbërrinin mëngjesin e së shtunës janë parashikuar të ankorohen rreth orës 5.00 të pasdites, ndërkohë që dhe në nisje ka pasur vonesa të theksuara. Fortunali qe ka perfshire brigjet dhe ujërat e Adriatikut ka sjellen nisjen e lundrimit te dy trageteve drejt Barit me nje vonese 8 oreshe.
Ne kapitenerinë e portit detar të Durrësit bëjnë të ditur se kushtet atmosferike në det te hapur janë të keqija dhe rrjedhimisht lundrimi tejet i veshtiresuar per anijet e tonazhit te rende. Deti ka nje force prej 7-8 balle, ndersa shpejtesia e eres me drejtim nga juglindja ka arritur 23 metra/sekondë. Anijet kane nderprere lundrimet e tyre, nderkohe qe probleme ka pasur deri ne mesdite dhe ne trafikun tokesor. Si rezultat i reshjeve te dendura te shiut, qarkullimi eshte veshtiresuar ndjeshem ne disa prej rrugeve te qytetit, si dhe ne kryqezimet e tij.
Edhe në Portin e Vlorës trafiku detar, i shkaktuar nga moti i keq, ka sjellë probleme të shumta. Mëngjesin e se shtunes në Vlorë janë shënuar reshje të dendura shiu, të cilat parashikohen të zgjasin edhe gjatë ditës. Era ka drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi nga 4-6 deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 10-12 gradë celsius dhe ato minimale nga 6-8 gradë celsius. Valëzimi në hapësirën detare brenda gjirit të Vlorës parashikohet të arrijë 2-3 ballë dhe në det të hapur 4-5 ballë.
Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.



Posto komentin tuaj