Tropojë, shembet miniera, dy të vdekur dhe dy të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierat e Tropojës sot rreth orës 15:00. Nga shembja e një galerie në minierën në Veliç të Tropojës kanë mbetur të vdekur dy persona.
Në momentin e shembjes mësohet se brenda në minierë gjendeshin katër persona, ku për dy prej tyre ngjarja ka rezultuar fatale. Emrat e dy të vdekurve janë Erjon Geci 21 vjeç dhe Dritan Neza 22 vjeç.
Pak ditë më parë nga një shpërthim në minierën e Bulqizës një minator mbeti i vdekur.
Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.



Posto komentin tuaj