Fillimi | Kronika | Kronika e zeze | Ndalohet sërish nga policia Ledio Ruçi për 1.5 gr kanabis

Ndalohet sërish nga policia Ledio Ruçi për 1.5 gr kanabis

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Ndalohet sërish nga policia Ledio Ruçi për 1.5 gr kanabis

Ndalet përsëri nga policia Ledio Ruci, djali i deputetit të PS Gramoz Rucit. Mësohet se 28 vjecari është ndaluar në qytetin e Durrësit me një sasi droge. 

Gjatë një kontrolli policia e qytetin bregdetar ka arritur të gjejë në makinën e të riut 1,5 gramë kanabis. 

Edhe pse sasia e gjetur ka qenë shumë e vogël, për policinë ka mjaftuar për të nisur hetimet mbi prejardhjen e saj. 

Aktualisht Ledio Ruci gjendet në dhomat e paraburgimit në policinë e Durrësit. 

NDALIMI DY DITE ME PARE
Dy ditë më parë policia e Durrësit njoftoi se kishte ndaluar Ledio Ruçin, djalin e deputetit socialist, Gramoz Ruçi. Sipas burimeve zyrtare, 28 vjeçari po udhëtonte nga Gjirokastra drejt Tiranës, bashkë me dy shokët e tij.

Ngarja ndodhi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi Plepa”, ku u bë ndalimi i automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohen kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk iu është bindur shërbimeve të Policisë për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit të mjetit.
Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi L. Ruçi, 28 vjec, banues në Tirane dhe së bashku me të, në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli 23 vjeç dhe E. Malaj, 22 vjec, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale një arme sportive, pushkë (pa numër), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli, banues në Tiranë, i cili u arrestua ne flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të gjahut dhe sportive.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (1 postuar)

avatar
Gazetari Daresise 31/01/2012 02:13:38
Sikure makinen ta drejtonte dikush tjeter qe skishte per baba Gramoz Rucin, do te kalbej ne burg qysh momentin e pare qe u kap me pushke, ose qysh para disa vjetesh kur ky person qelloje me pistolete ne ballo naten apo here tjeter kur qelloje ne ne lokale.. Kjo eshte Prekuroria dhe gjykata Shqipetare. Keta jane politikanet tane te paster si kristali, Po te degjosh se çthote Ruci per te tjeret çudite, por faktet tregojne te verteten dhe jane koke forta... Nuk perjashtoj dhe faktin e thene shume heret qe thone..... ate qe te ben femija nuk ta ben as perendia.... Dhe kurre mos mendoni se i ka munguar edukimi.
gjithsej: 1 | shfaqur: 1 - 1

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com