Fillimi | Kronika | Presidenciale | Presidenti Topi viziton qytetin e Ersekës

Presidenti Topi viziton qytetin e Ersekës

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Presidenti Topi viziton qytetin e Ersekës

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi dhe anëtarë të Kabinetit, zhvilloi sot paradite një vizitë pune në qytetin juglindor të Ersekës të rrethit të Kolonjës. Në një atmosferë festive e të përzemërt, në prani të qindra banorëve vendas që kishin dalë në qendër të qytetit për ta përshëndetur e për t’i uruar mirëseardhjen, Kreu i Shtetit u prit nga Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Ali Laho, përfaqësues të këshillit bashkiak, deputeti i zonës, si dhe nga intelektualë e personalitete të njohura të zonës.

Vizita e punës e Kryetarit të Shtetit, Bamir Topi, nisi me një takim në zyrën e Kryebashkiakut Laho, ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e këshillit bashkiak, nëpërmjet të cilëve u njoh nga afër me problematikat kryesore të qytetit të Ersekës, veçanërisht në drejtim të gjetjes së projekteve për shtimin e vendeve të punës, duke menaxhuar dhe shfrytëzuar gjithçka, që nga fondet e qeverisjes qendrore, burimet njerëzore dhe ekonomike, por dhe donatorët e huaj, por njëkohësisht edhe me synimet e sfidat e të ardhmes, në interes të qytetarëve dhe rritjes së gjithanshme të shërbimeve për realizimin e nevojave të tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit në këtë takim, Presidenti Topi ndër të tjera u shpreh:

“Jemi në mes të një krahine të rëndësishme dhe gjej rastin të bëj publik edhe faktin që Institucioni i Presidentit gjatë këtij viti, që është dhe viti jubilar i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të nderoj të gjitha figurat që janë sot në altarin e atdheut janë në panteonin e atyre figurave që kanë luftuar për Shqipërinë, për pavarësinë e Shqipërisë dhe i kanë dhënë një emër me të cilin ne sot krenohemi. Kjo është një zonë ku koncentrati i vlerave atdhetare dhe patriotike është i jashtëzakonshëm, duke filluar me Nolin, Konicën, Petro Nini Luarasin, Jani Vreton, Themistokli Gërmenjin, duke vazhduar me Sali Butkën dhe duke vijuar pastaj me figura të tjera të familjes Qirjazi, të familjes Prodani, pra, figura pa fund. Ndaj dhe thashë që është një zonë që ka nxjerrë figura të jashtëzakonshme, qoftë ideologë, patriotë, mësues të talentuar duke qenë kështu një zonë me të cilën ne sinqerisht krenohemi. Vendosa të vij këtu për të nderuar dy prej këtyre figurave, duke qenë i bindur që gjatë kësaj periudhe, në këtë vit jubilar do të nderohen të gjitha figurat e ndritura të kombit, sepse, pavarësisht ku kanë jetuar, ato së pari kanë pasur atë motivim të thellë për të luftuar, për patriotizëm, për dije dhe për t’i lënë Shqipërisë pikërisht këtë lloj trashëgimie që është vërtet e pashlyeshme.

Dëshiroj t’ju falënderoj juve, sepse kudo ku ka pushtet vendor dhe punohet, kudo ku jetohet dhe patjetër që merreni gjatë ditës me administrimin e asaj vote që të kanë dhënë qytetarët, por është shumë e rëndësishme që të kthejmë kokën nga historia jonë për t’i vlerësuar këto figura, sepse janë një motiv shumë i fortë inspirimi, motivimi dhe për të ardhmen.

Dhe një herë faleminderit për mikpritjen dhe urimet më të mira për ju dhe gjithë popullin e Ersekës!”

Pas këtij takimi, Presidenti i Republikës vendosi një tufë në lule dhe nderoi kujtimin dhe sakrificat e dëshmorëve kolonjarë.

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë u ndalën për të vizituar edhe Muzeun e qytetit, ku janë të ekspozuara dokumente faktike të historisë shqiptare e kryesisht kolonjare nëpër shekuj, punime artizanale e karakteristike të krahinës, si dhe portrete të atdhetarëve të shquar e intelektualëve më në zë ndër vite.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Image gallery

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com