Fillimi | Kronika | Qeveritare | Berisha inspektoi punimet e rruges Librazhd - Diber

Berisha inspektoi punimet e rruges Librazhd - Diber

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Berisha inspektoi punimet e rruges Librazhd - Diber

-Kryeministri Berisha inspektoi sot punimet për rikonstruksionin e lotit të parë të rrugës Librazhd- Dibër, 10 kilometra. Rruga Librazhd- Dibër, 57 kilometra, ka një vlerë investimi 2.7 miliardë lekë.
     
Kryeministri Berisha u njoh nga drejtuesit e kompanisë që po kryen rikonstruksionin me ecurinë e punimeve. Ata informuan se është hapur e gjithë traseja e rrugës, ndërkohë që 10 kilometrat e para po shtrohen me asfalt dhe pritet të mbarojnë brenda 2 javëve. 
     
Pas rikonstruksionit të plotë të rrugës, distanca Librazhd-Dibër shkurtohet me 18 kilometra, krahasuar me aksin ekzistues. Përfitues nga ky investim janë 20.000 mijë banorë.
     
Kryeministri Berisha u shpreh se rëndësia e kësaj rruge është e shumanshme. Ajo të çon drejt zonave malore turistike më të bukura të Shqipërisë. Parku kombëtar Jabllanicë-Shebenik, tha Kryeministri, është një nga parqet më mahnitëse të vendit, por që aktualisht pak e njohin, pasi nuk kanë mundësi të shkojnë.
     
Kryeministri Berisha, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, tha se në 2-3 vjet ky qark do të urbanizohet në çdo skaj të tij. Pasi të mbarohet rruga, çdo fshat i zonës do të lidhet me të.
     
Kryeministri Berisha theksoi se ky qark ka potenciale të mëdha dhe po punohet që ato të shndërrohen në vlera për qytetarët e këtij qarku dhe mbarë qytetarët shqiptarë. Ky është një qark i pasur në ujëra, që sëbashku japin një prodhim shumë të rëndësishëm të energjisë prej 196 megavat, një qark me potenciale në fushën e bujqësisë.      
     Duke sjellë mbresat e vizitës që zhvilloi sot në komunën Gjegjan të këtij qarku, Kryeministri u shpreh se takoi njerëz punëtorë që kishin punuar në çdo pëllëmbë dhe vizitoi serën e fidanëve më moderne në Shqipëri, e cila prodhonte fidanë perimesh me teknologji izraelite dhe klimatizim holandez, me një ambicie të madhe për tregun. Ne do të bëjmë gjithçka, garantoi Kryeministri, që njerëzit të shfrytëzojnë potencialet e gjithanshme të këtij qarku dhe t’i kthejnë ato në mirësi për veten dhe vendin

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Vleresoje kete artikull

0
AMC