Fillimi | Kronika | Qeveritare | Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore kërkon fonde nga donatorët

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore kërkon fonde nga donatorët

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore kërkon fonde nga donatorët

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi zhvilloi të hënën një takim pune me përfaqësuesit e donatorëve që veprojnë në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore në Shqipëri.

Çuçi falenderoi donatorët për mbështetjen e tyre dhe i njohu ata me programin dhe prioritetet e qeverisë së re në fushën e qeverisjes vendore dhe decentralizimit për katër vitet e ardhshme.

U diskutua në këtë takim mbi prioritetin kryesor të qeverisë në këtë fushë, reformën administrative territoriale, duke theksuar nevojën e madhe që ka kjo reformë për gjithë vendin.

Ai shprehu vizionin dhe vullnetin e qeverisë për përfshirjen në kryerjen e kësaj reforme të rëndësishme të të gjithë aktorëve politikë në vend, veçanërisht të përfaqësuesve të opozitës parlamentare, si dhe kryerjen e saj në konsultim e dialog të hapur me përfaqësuesit e qeverisjes vendore, komuniteteve lokale, shoqërisë civile dhe ekspertë vendas dhe të huaj.

Z.Çuçi kërkoi angazhim dhe kontribut specifik të donatorëve në mbështetje të reformës administrative territoriale.

Donatorët falenderuan Ministrin për organizimin e këtij takimi dhe shprehën mbështetjen për qeverinë e re në arritjen e prioriteteve dhe objektivave të shpallura në programin e saj katërvjeçar.

Në përfundim të takimit, Ministri Çuçi dhe donatorët ranë dakord për hapat konkretë të bashkëpunimit mes tyre dhe qeverisë me qëllim hartimin dhe vënien në jetë në kohë dhe me efektivitet të reformës administrative territoriale.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Vleresoje kete artikull

0
AMC