Fillimi | Kronika | Qeveritare | Paketa fiskale 2014: Varianti i fundit i taksave

Paketa fiskale 2014: Varianti i fundit i taksave

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Paketa fiskale 2014: Varianti i fundit i taksave

Financat kanë hartuar variantin e fundit te ndryshimit të sistemit të taksave në Republikën e Shqipërisë.

Sipas këtyre ndryshimeve:

Personi fizikë, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet, gjatë vitit fiskal, një e ardhur bruto vjetore (qarkullim) më e vogël ose e barabartë me 8.000.000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit të pagesës së tatimit mbi mbi fitimin për biznesin vogël. Shkalla tatimore e aplikueshme mbi të ardhurat e tatueshme, subjekt i tatimit mbi mbi fitimin për biznesin vogël, me qarkullim nga 2 deri në 8 milion lek është është 7.5 për qind dhe për subjektet me qarkullim vjetor nga 0 deri në 2 milion lek është 1% e të ardhurave të tatueshme.

Për efekt të përcaktimit të së ardhurës së tatueshme, subjekteve të biznesit të vogël do t’u njihen si shpenzime nga të ardhurat, gjithsej, të gjitha shpenzimet e kryera ose të lindura gjatë periudhës tatimore, që janë tërësisht të lidhura me qëllimin e biznesit. Tatimi mbi fitimin është 15 përqind, nga data 1 janar 2014.

Ky propozim është në koherencë me formulën e taksimit progresiv në Shqipëri dhe me logjikën që në rast se individi që fiton më shumë paguan më shumë taksa. E njëjta gjë është edhe me bizneset: bizneset e vogla do të paguajnë 7.5% tatim mbi të ardhurat e tyre personale, ndërsa bizneset e mëdha do të paguajnë 15% tatim mbi fitimin e tyre vjetor të tatueshëm. “Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 17 lek/litri për benzinën dhe 17 lek/litri për gazoilin.

Propozohet rritje e akcizës së cigareve nga 70 lek/paketa në 90 lek/ paketa, në 1 janar 2014 dhe në 100 lek/paketa në 2015, 110 lek/paketa në 2016 dhe 120 lek/paketa në vitin 2017. Propozohet rritje e akcizës së duhanit të dredhur nga 1500 lek/kg në 3000 lek/kg, pra dyfishim i akcizës. Heqja e përjashtimit nga akciza të importit të lëndëve djegëse që shoqëritë hidrokarbure përdorin për nevojat e veta, me qëllim shmangien e abuzimeve me këtë përjashtim, duke importuar lëndë djegëse pa taksa dhe duke i shitur në treg.

Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi

Pagat nga 0 në 30.000, përqindja e tatimit zero perqind, pagat nga 30.001 në 130.000 përqindja e tatimit + 13 për qind të shumës mbi 30.001 lekë, 

pagat nga 130.001 e lart tatimi është 13.000 lekë + 23 përqind të shumës mbi 130.000 lek. Formula e propozuar për zëvendësimin e taksës së sheshtë me tatim progresiv, mban në konsideratë programin e qeverisë që 5% e të punësuarve në vend do të tatohen më shumë.

Taksimi progresiv konsiston në: Të punësuarve me pagë deri në 30 mijë lekë në muaj, nuk u ndryshon sistemi i taksimit; ata mbeten të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale. Paga 30 mijë lekë/muaji shërben si prag i parë i tatimit progresiv; Pragu i dytë i prezantuar në formulë është paga mujore prej 100 mijë lekë. Të punësuarit në Shqipëri të cilët deklarojnë pagë mbi 100 mijë lekë/muaj përbëjnë 4.65% të totalit të punësuarve. Në këtë pagë, pra të punësuarit me pagë nga 30 001 lekë/muaj deri në 100 mijë lekë muaji, tatimi do të jetë 15% e diferencës së pagës me pragun e parë 30 mijë lek, ndërsa të punësuarit me pagë mbi 100 mijë lek do të kenë tatimin 10,500 lekë plus 20% të diferencës së pagës me pragun 100 mijë lekë. Efektet financiare në buxhetin e shtetit duke patur parasysh të dhënat e vitit 2013, parashikohen rreth minus 0.8 miliardë lekë.

Maksimumi i normës efektive të tatimit nuk e kalon normën e tatim fitimit (15%). Sipas këtij skenari, norma efektive e kalon masën 10% për pagat mbi 100 000 lekë. Kjo do të thotë se pagat nën 100 000 lekë do taksohen më pak se me skemën aktuale dhe ato më të larta se 100 000 më shumë. Intervali i pagave 90 000-100 000 do të ketë normë efektive taksimi të njëjtë me taksimin aktual, prej 10%. 

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Image gallery

Vleresoje kete artikull

1.00
AMC