Fillimi | Kronika | Sociale | Ismail Kadare: Marrëdhëniet e mia me femrat

Ismail Kadare: Marrëdhëniet e mia me femrat

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Ismail Kadare: Marrëdhëniet e mia me femrat

Në këtë intervistë për gazetarin Blendi Fevziu dhënë në Tiranë në emisionin Opinion, shkrimtari Ismail Kadare, flet për librin me kujtime të bashkëshortes por jo vetëm për të. Ai rrëfen se pjesën disafaqëshe të këtij libri ku flitet për disa grindje e xhelozi, e kanë sugjeruar botuesit francezë të librit, por në to nuk ka asgjë nga ato që përfliten në shtyp.

“Emrat që dolën në shtyp janë mikesha të familjes, është turp edhe të flasim për to, – thotë shkrimtari i madh.

Ai rrëfen gjithashtu pjesën e tij për publikime të tjera të këtyre ditëve që lidhen me librin e bashkëshortes. Për SMS-të e Ramës për tu bërë President në 2007, z.Kadare tregon se nuk ishte vetëm Rama, por edhe Berisha i ka telefonuar pas mesazheve të Ramës. Më poshtë, intervista e plotë dhënë gazetarit Fevziu:

 

Ka filluar panairi i librit dhe është një nga mundësitë tuaja më të mira për t’u takuar me lexuesit. Ju jeni gjithmonë në Tiranë, kur zhvillohet panairi i librit…

Po. Përpiqem të jem dhe kam qenë gjithmonë në Tiranë. Është ndoshta veprimtaria kryesore ku unë marr pjesë në Shqipëri.

Kësaj here në fakt nuk jeni vetëm ju me një libër, me një ribotim që është “Mosmarrëveshja”, i ripunuar besoj?

Po, i plotësuar.

Por është edhe një libër shumë interesant i bashkëshortes tuaj, Helena Kadare “Kohë e Pamjaftueshme”. Përse Helena Kadare vendosi të shkruajë kujtimet. Ishte një shtysë e juaj, apo vendim i saj?

I saj padyshim. Ka një kohë shumë të gjatë që i ka filluar kujtimet, 15 vjet.

Ju vetë, keni vendosur të shkruani kujtime?

Jo.

Keni thënë disa herë që nuk doni të shkruani kujtime. A mbeten kujtimet e Helena Kadare korpusi kryesor i memorieve tuaja njëkohësisht?

Mbeten apo nuk mbeten kjo nuk ndryshon asgjë në vendimin tim për të mos shkruar kujtime.

Përse në fillim kujtimet e zonjës Kadare u botuan në frëngjisht dhe më pas në shqip?

U botuan kështu, natyrshëm nuk ka ndonjë arsye të veçantë.

A ishte botuesi juaj që insistoi?

Po ishte ai. Ka dëgjuar që prej kohësh që Helena po shkruan kujtime dhe tha kam qejf t’i botoj. Ky botim ishte edhe një lloj testi për to. Si janë këto kujtime, në nivel evropian ose…

Si ishte reagimi?

Shumë i mirë. Njëzëri përshtypjet ishin të mira.

Zakonisht kur shkruan kujtime është një moment delikat, sepse përfshin miq, marrëdhëniet me ta, të njohur. Si kanë reaguar ata pas botimit?

Autori është marrë me këtë. Zakonisht kanë reaguar absolutisht pozitivisht. Në këto kujtime ka edhe shumë personazhe të huaj, që janë gjallë.  ( Klikoni ne numerat me poshte per te lexuar vazhdimin )

1 2 3 4 5 6 7 8 »
REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

3.00
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com