Fillimi | Kronika | Sociale | Pirro Dhima : jam grek, por kjo gje nuk duhet te na ndaje

Pirro Dhima : jam grek, por kjo gje nuk duhet te na ndaje

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Pirro Dhima : jam grek, por kjo gje nuk duhet te na ndaje

Pas debateve të fundit në lidhje me vendosjen e emrit të tij në listën e “Njerëzve të shquar” të Himarës dhe më shumë, për citimin e vënë në gojën e tij se “Fëmijët e mi janë gjak shqiptari”, Pirro Dhima në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” rrëfen të vërtetën e kësaj deklarate si dhe marrëdhëniet e tij me kreun aktual të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro. Pirro Dhima, peshëngritësi 4 herë medalist Olimpik, shprehet se asnjëherë nuk ka deklaruar se fëmijët e tij janë gjak shqiptar. “Unë asnjëherë nuk e kam thënë që fëmijët e mi kanë gjak shqiptari dhe e kam thënë shumë herë që unë jam grek dhe jam pjesë e minoritetit. Se si është Himara, se e kujt është Himara ajo mua nuk më intereson pasi unë nuk dua të merrem me politikë. Unë jam grek dhe këtë gjë e kam gjithmonë”, – deklaron Dhima. Më tej ai shtoi se marrëdhëniet me Jorgo Goron janë shumë të mira dhe se komunikojnë shpesh mes tyre. “Nuk kemi asnjë konflikt, por jemi shokë. Më tha që faqja e Bashkisë së Himarës është duke u riparuar dhe pas një viti do jetë tamam gati dhe nuk ka asnjë lloj përplasje mes nesh”, – u shpreh kampioni Olimpik.
Zoti Dhima, ditët e fundit në Shqipëri është hapur një debat në lidhje me vendosjen emrit tuaj në listën e “Njerëzve të shquar” të Bashkisë Himarë dhe citimin tuaj se “fëmijët e mi janë gjak shqiptari”. Cila është e vërteta e kësaj deklarate të bërë prej jush?
Unë nuk kam thënë asnjëherë që fëmijët e mi kanë gjak shqiptari. Në intervistën time në Top-Channel, gazetari më ka pyetur a flasin fëmijët tuaj shqip. Unë i thash që nuk flasin shqip pasi gruaja ime është greke, unë shumicën e kohës nuk kam qenë në shtëpi. U mundova që me edukatë t’i them që flasin vetëm disa fjalë shqip. Ajo ishte përgjigja ime. Ndërsa, disa persona të tjerë e morën këtë përgjigje dhe e transformuan që “fëmijët e mijë kanë gjak shqiptari”. Nuk e kuptoj pse duhet të futem unë në mes në të gjithë këtë debat. Ne nuk kemi pse të ndajmë asnjë gjë, por duhet të jemi më afër. Unë jam një minoritar, jam në Greqi, jetoj këtu dhe unë nuk dua të jem në këtë moment për t’i ndarë këto dy vende. Për më tepër sporti i afron njerëzit dhe nuk duhet t’i ndaj. Pse figura ime duhet të sjellë luftë dhe konflikte?
Pra ju thoni që dokumenti në Wikipedia nuk është i saktë dhe nuk është ajo deklarata juaj?
Jo, jo unë asnjëherë nuk e kam thënë që fëmijët e mi kanë gjak shqiptari dhe e kam thënë shumë herë që unë jam grek dhe jam pjesë e minoritetit. Se si është Himara, se e kujt është Himara ajo mua nuk më intereson pasi unë nuk dua të merrem me politikë. Unë jam grek dhe këtë gjë e kam gjithmonë. Madje dhe kur kam qenë në Tiranë, miqtë e mi, të gjithë më thërrisnin “O grek”. Pra, nuk është diçka e re kjo që doli sot, pasi që në fëmijëri mua shokët më thërrisnin “o grek”.
Ju vetë jeni dakord që emri juaj të jetë në listën e “Njerëzve të shquar” të qytetit të Himarës?
Kjo gjë nuk diskutohet pasi nuk është këtu problemi. Problemi është që ata morën nga Wikipedia materialin që dikush e kishte bërë përgjigjen time si të donte ai dhe Bashkia e Himarës e mori ashtu siç ishte aty. Unë dhe një herë them që nuk është mirë që të bëhen gjëra të tilla pasi ndizen konflikte dhe acarohen gjaqe për gjëra që nuk duhet të jenë ashtu.
Dhe në fund, cilat janë marrëdhëniet tuaj më kryetarin e Bashkisë së Himarës?
Kemi shumë marrëdhënie të mira me Jorgon. Flasim çdo ditë bashkë. Edhe këto ditë folëm për këtë gjë dhe u sqaruam. Nuk kemi asnjë konflikt, por jemi shokë. Më tha që faqja e Bashkisë së Himarës është duke u riparuar dhe pas një viti do jetë tamam gati dhe nuk ka asnjë lloj përplasje mes nesh

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (38 postuar)

avatar
Askushi 12/01/2012 13:14:22
(fshire. Gjuhew e papershtatshme )
avatar
05/02/2012 09:18:16
Piro te lindi shqipria dhe te riti grecia si cdo emigrant ..por jo se je grek se grek t tani u kuptuan kush jan ,e ca jan ,bastarda dhe po ishe grek ik nga himara zotni mer dhe fam iljen jo grek ne token shqiptare ,,tjeter ardhes grek dhe tjeter te mashtrosh ....ne shqiptaret respewktojm ter boten por keto qe kan ber greket per ne .....nuk shuhen ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,kujdes ,,,
avatar
Zenel 12/01/2012 13:23:03
Maskara ke qene dhe Grek je bere,,,,,ma keq ska ku shkon,,,,,,,,
avatar
Skender Lluka 13/01/2012 08:34:39
Do te ishte e ndershme qe shume shqiptare orthodokse te cilet jetojne brenda kufijve te shtetit greke ne hapsiren etnike shqiptare te kene kurrajon dhe te deklarohen pa ngurime perkatesine e tyre etnike te pakten boterishte qe jane shtetas greke por jane shqiptare me perkatesi etnike. Kjo eshte ne rregull sikurse Piro dhima qe deklaron qe jame me perkatesi greke ama nga himara dhe shtetas shqipetar. Prandaj nuk duhet te habitemi fare por te nxitemi qe te pranojme identitetin tane shqiptare pasi qe personalishte kam pare shume shqipetar ne Arte, Prevez, Konice e deri ne janine te cilet nuk guxojshin te flisnin shqip me mua se po i heton ndonji grek. bile ne rrethin e Artes ne nje fshat kam takua nje Prifte Orthodokse i cili pati kurrajon dhe me foli shqipe pra pranoi boterishte qe eshte arvanitas dhe flete shume mire gjuhen shqipe pasi qe lexon dhe flete shqipe edhe mee antaret e familjes. Kapitullin e gjuhes dhe perkatesise kombetare ne raportet shqiptaro-greke e ka nxire shovenizmi barbar i politikes greke shovenizem ky i cili nxitet ne vazhdimesi karshi intereseve jetike shqiptare me qellim te shkrirjes sefaktorit biologjik shqiptare ne hapsiren brenda kufirit aktual greke per te justifikua qe shteti grek popullohet prej grekeve e kurrsesi edhe prej 2-3 milion banoreve me periardhje etnike shqipetare. Ketu eshte defekti i shovenizmit panhelen dhe panorthodoks grek.
avatar
Mitro Mertiri 14/01/2012 13:58:24
Te jesh i c'fardo kombesie nuke eshte turp. Por te jesh Shqiptar dhe te thuash se jam Grek ose e kunderta, kjo eshte turp. Me sa di une Dhimajt e Himares jane te vajtur aty por jo nga Greqia dhe as' nga minoriteti Grek ne Shqiperi.
avatar
Pena 15/01/2012 09:39:44
Greket mbajne kete qendrim ndaj shqiptareve,se iu diktohet nga mbare kleri ortodoks atje.Kjo behet jo vetem nga shpirtligesia rrenqethese e mbajtesve te veladonit te zi dhe oreksi i tyre per ekspansion,por edhe qe tu behet presion i pa perballueshem shqiptareve,qe te heshtin pergjithmone per gjenocidin e ushtruar ndaj cameve.Sa shume e ha meraku z.Sarkozi , per gjenocidin turk ndaj ermeneve,(dhe ben mire per kete)po si nuk eshte kujtuar,qofte nje here te vetme te permende masakrat cfarosese ndaj cameve ne Greqi ?! Fytyra e vertete greke eshte ajo e nje perbindeshi qe nuk njeh kufij egersie. E cfar palo aleance ushtarake eshte NATO-ja,kur pranon antare te saj dy vende qe jane e mbeten ne lufte qe prej 70 e ca vjetesh ? Hipokrizi me brire .Ndaj greket "cajne"perpara.
avatar
elton 15/01/2012 12:37:01
grek o dhimo te kane thirrur ne tirane se fjala (grek )eshte personifikim i dinakerise pabesise e vrasjes mbas shpine...gjithe bota e njeh rracen greke e sidomos tani po i njohin me mire
avatar
MINORITARI 04/02/2012 10:33:58
NDERSA SHQIPTARET JANE PERSONIFIKIMI I SE KEQES NE GJITHE GLOBIN....
avatar
Kastriot USA 16/01/2012 18:44:34
E kujt i duhet se ç'farë është P.Dhima?!.Një kushërirë e parë e tij,vajzë e xhaxhait ,kur na vinin në rjesht policët për të na dhënë nga një kartë(kartë të pistë),për të ardhur në Shqipëri.Kur policët e shtynë këtë shoqe ajo iu përgjegj: "Pirron e doni grek se ju sjell medalje,ndërsa mua më shtyni,për një copë kartë për të vajtur në vendin tim".Një civil që ndodhej më tuje u largua me kokën ulur.Pse? Ishte nga Himarra dhe e njihte shoqen në fjalë.Asaj dhe neve nuk na i dhanë copën e kartës shkruar me gjuhën e barbakaqes.Përsa i përket mendimit të S.Llukës i sugjerojë se për sa i përket priftit të Atës nuk është arvanitas,por shqiptar,biles Çam nga Çamëria.Arvanitas janë ata që para shumë vjetësh kanë lënë vendin e tyre Arbërinë, dhe kanë bujtur në në të gjithë territorin e sotëm Grek...
avatar
Dennisa 17/01/2012 14:52:20
Z, Pirro
Te thash se jame Shqipetare ta kesh per ndere Edhe se thua qe je Greke te gjithe e dine se e vetmja arresje qe thuaj ashtu do te jete sasia e lekeve qe ata te affrojne per rezultatet e sportit tuaj. nuk ta rrite personalitetin tuaj te mohosh vendlindjen ajo eshte nje njolle ne fytyren tuaj qe shitesh per leke dhe jo per nje te vertet. Ti munde te kesh lindur ndoshta aty ose ke ikir shume i vogel dhe je martuar me nje Greke dhe ndoshta ke marre kombesin e saj si do qofte nuk e duhesh Shqiperise nese ti nuk e do ate.
avatar
shkretira 27/01/2012 13:06:29
Pajtohem plotesisht me komentin tend Denisa,
avatar
stefan cole vlora 17/01/2012 21:58:50
Ore po paskemi qene popull i cuditshem ne,kemi mbi 20 vjet qe merremi me Pirro Dhimen se a eshte shqiptar apo eshte grek.Po le te jete c'te doje,perse duhet te vazhdojme ti biem kesaj daulleje?Jeta vazhdon dhe gjithkush e di se kush eshte se c'eshte.Ne qofte se ai thote qe eshte grek atehere grek eshte dhe nuk e detyrojme dote te thote se eshte shqiptar.Na pelqen apo nuk na pelqen ai medaljet i moru per Greqine dhe jo per Shqiperine.Kapitull i mbyllur me kohe.Mos beni lojen e Bollanove,ata jane te vetmit qe perfitojne nga grindjet me karakter etnik.Injoroini se keshtu beni nje pune me te mire sesa duke i kthyer ne qender te vemendjes a thua se Himara qenka problemi yne madhor.
avatar
Izber Pasjaqa 21/01/2012 06:49:57
Po nuk mund ta detyrosh me dhun te deklarohet se qfar eshte .Nese eshte Grek ,lete jet por eshte grek dhe qytetar i shqiperise.Sigurisht qe duhet te di edhe shqip nese deshiron te jetoj ne Shqiperi .Po qfar te bejm me disa te tjere qe jane taman shqiptar e per interesa minimale apo edhe tjera e thote jame grek,apo serb ,apo malazias apo diq tjeter.?
1 2 3 4 next gjithsej: 35 | shfaqur: 1 - 10

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

5.00
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com