Fillimi | Kryeartikull | Baltosja e Kosovës, s'duhet të prishë aleancën tonë me Perëndimin

Baltosja e Kosovës, s'duhet të prishë aleancën tonë me Perëndimin

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Baltosja e Kosovës, s'duhet të prishë aleancën tonë me Perëndimin

Tashmë, më shqetësues se raporti i shumë përfolur i Dick Marty në emër të Këshillit të Europës, është bërë reagimi ynë ndaj tij. Kosova është baltosur në opinionin ndërkombëtar së bashku me Shqipërinë, dhe së bashku ato duhet të bëjnë një përpjekje dinjitoze për të hequr këtë baltë. Raporti i Dick Marty është një përpjekje e mundimshme dhe diabolike për të inkriminuar historinë e suksesshme të shtetit të ri të Kosovës.

Më duhet të them si një aktor i rëndësishëm i politikës së Kosovës dhe luftës së saj për liri, se dyshimet e hedhura në raport nuk të çojnë tek asnjë histori e vërtetë dhe tek asnjë udhëheqës politik në Kosovë, përfshi drejtuesin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

Spekulimi për problemet që kanë ekzistuar brenda faktorit shqiptar nuk ka qenë në asnjë rast, as histori trafiqesh dhe as historia monstruoze siç tentohet të lihet përshtypja nga dyshimet e hedhura.

Si në çdo luftë dhe situata të ngjashme më të, ka plot ngjarje të dhimbshme dhe të rënda, por kurrsesi nuk ka në historinë e luftës sonë për çlirimin e Kosovës implikime të tilla kriminale, për të cilat tentohet të hidhen dyshime.

Lufta për çlirimin e Kosovës ka qenë një luftë e mbështetur nga faktori perëndimor, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një përpjekje për të ndalur një gjenocid kundër shqiptarëve.

Në atë luftë ne ishim viktima dhe tashmë po përpiqen të na trajtojnë si agresorë. Historia nuk mund të përmbyset kaq shpejt dhe krimet serbe në Kosovë, për të cilat dhe Perëndimi mbështeti shqiptarët, janë ende të pazbardhura dhe të pahetuara. Çdo komb pastron ndërgjegjen e vet duke e parë të vërtetën në sy dhe çdokush që tenton të gëzohet nga ky raport se krimet e serbëve do të harrohen, thjesht është duke bërë një krim tjetër.

Ne kemi mijëra njerëz të pagjetur e të zhdukur nga serbët, për të cilët mund të japim emër e mbiemër, e raporti i Dick Marty nuk ka asnjë emër konkret, për të cilin mund të hetohet. Këtu është diferenca mes spekulimit dhe të vërtetës.

Së dyti, desha të them se nga ana profesionale, unë jam një nga mjekët e pakët kirurg të Kosovës që kam qenë i specializuar në një klinikë të transplantit të veshkave në Berlin qysh në vitin 1984.

Për cilindo profesionist, që dëgjon absurditete të tilla, i gjithë ky raport është një shaka gazmore, por një mjek dhe një politikan shqiptar, mbi vendin e të cilit bien këto kauzat është një shaka e hidhur që nuk duhet të gëlltitet kaq lehtë.

Edhe në atë klinikë moderne në Berlin ku specializohesha për transplante veshkash e kisha të vështirë të guxoja të hyja në sallë, dhe nuk e përfytyroj se si në ato shtëpi të mjera të Shqipërisë dikush të ketë bërë të vlefshëm për transplant një organ të hequr në mënyrë barbare nga trupi i një njeriu.

Së treti, desha të theksoj se ndjehem i frikësuar, ndofta pa të drejtë, se kjo fushatë histerike kaq shumë e mediatizuar po keqpërdor Këshillin e Europës. Do të ishte fatale që autoriteti i Këshillit të Europës të barazohej me kredibilitetin e dyshimtë të këtij të raporti, i cili si në shumë raste të tjera të raporteve të zotit Marty, më shumë obsesohet nga drejtësia politike e një karshillëku të pafrenuar antiamerikan, se sa nga përkushtimi ndaj politikës së drejtësisë.

Do të ishte fatale që ndërtesa e rëndë e Strasburgut të përdorej nga një prokuror ambicioz si parzmore në luftën e tij, shpesh personale, ndaj SHBA.

Por ashtu siç kam kurajë t'u kërkoj serbëve dhe miqve të tyre në Perëndim që të shikojnë të vërtetën në sy, kam kurajën t'i them politikës shqiptare se baltosja e madhe e Kosovës duhet parë në sy si një realitet i hidhur dhe nga ajo duhet dalë me qëndrime dinjitoze dhe bashkëkohore.

Unë përkrah qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian, që një histori dyshimesh nuk mund të kthehet në akuzë pa fakte konkrete.

Duke qenë se autori i këtij raporti nuk ka dëshirë ta çojë këtë çështje para drejtësisë, por ta lërë në nivel të njollosjes politike, unë i bëj thirrje klasës politike në Kosovë, institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili është shtet i baltosur në këtë raport, që përmes institucioneve të tyre të zbardhin në rrugë profesionale të vërtetën për t'i dhënë fund kësaj baltosje.

Retorika e paranojave dhe ideja e një komploti antishqiptar nuk është gjuha e duhur që duhet përdorur në këtë rast, pasi na vetëfajëson pa të drejtë dha krijon idenë në Perëndim se jemi, jo vetëm të vetëdijshëm për një krim që s'ka ndodhur, por dhe të pafuqishëm për të mbrojtur të vërtetën që është në anën tonë.

Unë vlerësoj reagimin e kryeministrit Berisha, i cili u fokusua tek nevoja që raporti të mbështetet në fakte, dhe po ashtu çmoj qëndrimin serioz të Presidentit të Shqipërisë ndaj kësaj histerie, por këmbëngul se Shqipëria ka tagrin e duhur për të hedhur poshtë përmes institucioneve akuzat, duke furnizuar medien ndërkombëtare me detajet e hetimeve, që kanë hedhur poshtë këto akuza.

Një hetim i pavarur për të vërtetuar nëse në akuzat e këtij raporti ka fakte flagrante të infiltruar qëllimisht, është i domosdoshëm. Një hetim ndaj hetimit spekulativ të Dick Marty, do të ishte një fitore për faktorin shqiptar dhe do ta zhvendoste sulmin në fushën e akuzuesve, të cilët sot ndjehen komodë me mbrojtën tonë patetike dhe aspak profesionale dhe kombëtare.

Baltosja e Kosovës kërkon të prishë aleancën tonë me Perëndimin dhe t'ua bëjë edhe më të rëndë dheun mbi varret e humbura të vëllezërve tanë të zhdukur dhe ende të pagjetur nga histeria serbe kundër shqiptarëve. Ne duhet ta fitojmë sërish këtë betejë, duke mos humbur Perëndimin.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (7 postuar)

avatar
xhemajl 04/04/2011 08:41:36
Per keto akuza te Dick Martit, duhet se pari te sqarohet edhe deklarata e kryetarit te LDK, i cili tha se ne /Kosova/ nuk ka nevoje per vota /ndihme te Washingtonit e Brukselit. Bota po degjon keto fjale prej nje lideri, qe po pretendon marrjen e pushtetit e eshte i "afte" te punoje edhe pa USA e BE /Brukselin/. Luten bashkatdhetaret e edhe Isa Mustafa te na sqaroje se nga kush duhet te kerkojme ne ndihme nese jo nga keto dy subjekte me te fuqishme nderkombetare. Ndoshta Vetevendosja "ka" fuqi" per keto po hec e besoje kete manipulim. Ne duhet ta pastrojme disi se pari oborrin tone. Kur kesaj i shtojme se anketimi 54% i amerikaneve pas vrasjes e tentim vrasjes se ushtareve amerikane nga dy terroriste islamik qe kane prejardhje nga Kosova, me te vertete duhet te merren masa te mundshme per daljen nga kjo situate aspak e lakmueshme.
avatar
fadil nezaj 13/04/2011 04:52:49
Duhet te behet akuza kunder Serbis qe ajo te mos intergrohet ne Evrop pa e pranuar Kosoven Shtet edhe pranimi e Krimit mbi Popullin Shqipetar qe 1.Shekull,sa me Par duhet te aprovohet nga kuvendi i Kosoves dhe te i dergohet Kshillit te Evropes Ne Hag dhe Nju Jork OKB per Izolimin ne Suanca Boterore se ata nuk po Respektojn Ligjet dhe rendin ne Rajon perkundrazi ende tregojn tentativa me qellime Nacionaliste dhe nxitje ne popullin e Kosoves duke indoktrinuar Serbet e Kosoves qe te mos Intergrohen ne Shoqerin Kosovare te mosbashkpunojn me Shqipetar dhe qdo gje te ignorojn qe esht ne kundershtim me paqen ne rajon dhe rrezikon qdo koh njerzit e Kufijt.
avatar
fadil nezaj 13/04/2011 05:02:21
Ne Kosov me Ligjin Kushtetus esht e ndaluar mbajtja e Armeve dhe grupacioni qe demton Rendin dhe rrezikon Njerzit,prandaj pse ket hap te qarmatimit dhe te rritjes se masave te siguris ne Veri ende po vazhdon ne tension qe e mbajn serbet pa kontroll Vrasin Njerz dhe nuk po tregojn gadishmeri qe at pjes ta qlirojn qe Qytetaret te Qarkullojn te Lir ne mbar Kosoven. Ket pergjegjsi e mban Nato dhe
Eulex-i qe nuk marrin hapat e Kontrollit rigoroz ne Rrug, Kufij dhe Qytet e me tutje gjersa te kapen Terroristat dhe te nxirren para Drejtesis.
avatar
n. gashi 17/05/2011 06:54:15
O burra leni hajgaret Kosova nuk eshte shliruar po me duket pa pa ju pervjel edhe niher s do me ba .
Po me dhimen keta politikant tan qi kan qit senet ne dysen .
Tradhetaret duhet var ne litar pa pike meshire.
avatar
besa 10/06/2011 21:10:10
te dashur ne te gjithe e dime se kush jane miqt tane dhe miku me i madh eshte U S dhe i uroj vehtes dhe te gjitheve qe kemi nje mik por edhe te forte ashtu si jemi dhe vete.
avatar
Izber Pasjaqa 30/11/2011 02:38:31
Akuzat e dikmartit jane te pa baza dhe te nxitura dhe pergatitura nga nga prokurori i Serbise .Keto akuza jane edhe si udherrefim i librit te K.D.Pontes.Te dy keto akuza jane te bera nga prokuroria serbe dhe ruse e te pagura dihet shume qe permes saj nese mund te perligjen qellimi eshte qe te perfitojn serbija dhe te humb vlera dhe fitorja e UQK.Po dihet se UQK nuk ka liftuar per gjera te tilla ,por per qlirim kombetare nga pushtuesi shekullor.Keto shpifje qe ka bere D.Marti sigurisht se mund ti ket bere Sebija ndaj popujve te ish Jugosllavise ,sepse i ka pasur te gjitha mundesit .si ato teknike ,mjekesore,dhe ushtarake.Prandaj kjo gje duhet bere edhe ndaj serbise dhe luftes se saj kriminela.
avatar
Izber Pasjaqa 04/12/2011 04:21:43
Akuzat e D.Marit dhe K.D.Pontes jane te shkruara nga prokuroria Serbe e beogradit dhe asaj Ruse dhe te publikuara si autor te ketyre dy te paguarve nga Serbia.Keto jane akuza te pa verteta se UQK ka bere luft per qlirim kombetar shw largim te krimineleve serb nga okupimi shekullor.UQK ska pas as armatim te duhur ,as komandim te mirfillt e lere me te beje translatim organesh,Nuk kane pas mundesi nje plumb me fjek nga trupi sepse qdo gje ishte e pushtuar nga serbet.Pra kjo eshte genjeshter dhe shpifje qe keto akuza qe i kane bere UQK duhet drejtuar Serbise dhe krimineleve serb ,sepse ata i kane pas te gjitha mindesit.Si ato liftarake ,por edhe ato per transplatimin e organeve qe ndoshta u kane bere bashnjakeve dhe shqiptareve.
gjithsej: 7 | shfaqur: 1 - 7

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

4.33
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com