Fillimi | Kryeartikull | Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin

Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Ata që në pushtet mbahen me dhunë, nga dhuna do vdesin

Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon t'i vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë po thuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve. Të gjata janë vrasjet shtetërore me fjalë dhe me armë edhe në disa shtete të tjera evropiane. Njëzet vitet e fundit është shtuar shumë vrasja e shqiptarëve së pari me gojën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë e, pastaj, me armët e policëve dhe gardistëve shqiptarë që përdoreshin prej tyre. Kujtojeni vrasjen masive të shqiptarëve me gojën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë me 17.1.2011! Vrasës politik i denjë për tragjeditë e Shekspirit. Kujtojeni varrosjen e këtyre të vrarëve me gojën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Josefina Topalli, po në atë mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë! Kujtojini varrosjet e të vrarëve me gojën e kryeministrit në sa e sa mbledhje të përparshme të Qeverisë e të Kuvendit me qeshjet cinike të kësaj kryetareje të Kuvendit të Shqipërisë! Varrtare e denjë për Makbethin e Shekspirit! Pse shteti shqiptar i vret pamëshirshëm qytetarët e vet? Pse shteti shqiptar i vrau pamëshirshëm tre qytetarë të vet dhe plagosi dhjetëra të tjerë në demonstratën e 21 janarit? Cilat janë arsyet e këtyre vrasjeve dhe të këtyre plagosjeve të qytetarëve shqiptarë nga shteti shqiptar? Mendësia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! - do të thonë disa. Nuk do t'i shpjegoj vrasjet e qytetarëve shqiptarë prej shtetit të vet me nocione të tilla, të lashta, edhe pse roli fatal i tyre në këto krime është i madh, po me nocione të tjera, moderne. Shkak i vrasjes shtetërore me gojë të qytetarëve shqiptarë është edukata katastrofale familjare e vrasësit, por shkak i vrasjes shtetërore me armë është një koncept tjetër. Shkak i vrasjes shtetërore me armë të qytetarëve shqiptarë është koncepti romantik, anakronik, në të vërtetë koncepti në demokracitë moderne plotësisht i tejkaluar për shtetin, që përcakton sjelljen vrastare të kryeministrit të Shqipërisë, të pretorianëve të tij politikë dhe të kryetares fatale të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin lexohet në sytë dhe në fytyrën e egërsuar të Sali Berishës, të pretorianëve të tij politikë; dhe partiakë! Dhe, sidomos, të Kryetares së Kuvendit. Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin shqiptohet shpesh prej politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë rreth Sali Berishës. E kam dëgjuar shumë e shumë herë. Posaçërisht egër të shqiptuar e dëgjova në prag të demonstratës së 21 janarit, ditën e mbajtjes së demonstratës, ditën e parë pas demonstratës dhe ditën e dytë pas demonstratës. Një ditë para demonstratës e shqiptoi, figurshëm dhe shpjegueshëm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, në cilësinë e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqipërisë është legjitime; është e zgjedhur me votën e popullit; dhe, nuk mund të rrëzohet me demonstratë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë me këto fjalë ua çoi këtë porosi shqiptarëve: në qoftë se provoni të prishni rendin e Sali Berishës, demonstratën tuaj do ta shtrijë për tokë ushtria e Republikës së Shqipërisë. I tha këto fjalë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me hap ushtarak u zhduk në zyrën e tij. Menjëherë pas ministrit të Mbrojtjes në të njëjtat media elektronike e pash dhe e dëgjova ministrin e Rendit Publik. Kërcënimi i tij ishte më i drejtpërdrejtë, kurse koncepti që ka për shte- tin shumë më i qartë. Ai tha: të gjithë ata që do të prishin rendin (në demonstratë) do të ballafaqohen me grushtin e pamëshirshëm shtetëror të ligjit! Koncepti shtetëror i ministrit të Mbrojtjes dhe koncepti shtetëror i Ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë u realizua siç e kishin menduar ata pikërisht ditën e demonstratës, në të vërtetë siç e kishte paramenduar padishahu i tyre. Gardianët e mbrojtjes së Shtetit, në të vërtetë të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, në të vërtetë të Sali Berishës vranë me armët e tyre, disa media thonë, me snaiperët e tyre qytetarë të paarmatosur! Policët e Mbrojtjes së Rendit Publik të Shtetit rrahën pamëshirshëm dhe plagosën shumë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, që bënin demonstratë për një shtet pak më të mirë se ç'është ky në emrin e të cilët u vranë ata të tre dhe u plagosën ata që u plagosën! A duhej të vriteshin ata tre qytetarë të Shqipërisë, që ishin çuar në demonstratë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se ç'është kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berishës dhe pretorianëve të tij? Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike po thonë: Jo. Demonstruesit, njerëzit e paarmatosur, nuk duhet të vriten, as të plagosen, kurrë dhe kurrkund, prandaj as në demonstrata. Kryeministri i Shqipërisë dhe pretorianët e tij politikë e partiakë thonë: Po. Duhet të vriten! Dhe, thonë kështu jo vetëm për shkak të urrejtjes së madhe, iracionale që shpërthen prej syve , prej pamjes dhe prej gojës së tyre, por edhe për shkak të konceptit romantik, anakronik, kundërdemokratik, që kanë për shtetin. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha: "Banditët (demonstruesit - R.Q.) do të përballen me atë që nuk mund ta imagjinojnë"! E kjo: që nuk mund ta imagjinojnë, domethënë me zhdukje, asgjësim të menjëhershëm, aty, para Selisë së tij, para Shtëpisë së tij, para çdo institucioni shtetëror të cilit do t'i afrohen siç iu afruan ata me 21 janar Kryeministrisë së tij. Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, tha, dhe thënien e tij mediat elektronike e përsëriten prej çastit kur e shqiptoi deri në çastin kur po e shkruaj këtë artikull: "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për demokracinë"! Meqenëse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetarëve të vet, edhe prej demonstratës së atyre, që në demonstratë nuk janë çuar as për të përmbysur institucionet, as për të ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) që mbron kryetari i shtetit, është jetike, atëherë kundër tyre është e lejueshme të përdoren edhe armët! Siç u përdorën! Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha: "Rendi kushtetutar do të mbrohet me çdo kusht!" Vetëkuptohet se kjo me çdo kusht do të thotë: edhe me snaiperët e gardistëve që vranë tre qytetarë të paarmatosur, edhe me kallashë, edhe me mitralozë, edhe me topa, edhe me autoblinda, edhe me helikopterë ushtarakë, edhe me minahedhës - thjesht me të gjitha armët! Me Policinë! Me Gardën republikane! Me ushtrinë! Ata që e duan historinë dhe ata që e lexojnë historinë mund të mësojnë se fjali të tilla, më pak a më shumë të përpunuara, më të gjata a më të stisura, në të cilat është i përmbajtur koncepti romantik, primitiv, reaksionar, vrasës për shtetin, me qindra herë, me mijëra herë janë dëgjuar prej politikanëve, zyrtarëve, shtetarëve, në të vërtetë pretorianëve politikë të Musolinit, të Hitlerit dhe të Stalinit. Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë është koncept që mund ta quajmë si të doni: në daçi fashist, në daçi nacionalsocialist, në daçi stalinist! Nuk është e mundshme të merrem me përdallimet e tyre tani. Ai është koncept që fetishizon shtetin; që mitizon shtetin! Ai është koncept që e fashistizon, që e stalinizon shtetin! Ai është koncept që e bën shtetin vrasës të qytetarëve të vet kurdo ata shprehin pakënaqësi me gojë a me sjellje për shtetin që sundojnë ata që kanë atë koncept. Koncepti shtetëror që shprehin fjalitë e sipërthëna të pushtetarëve të sipërpërmendur shqiptarë vetëm koncept demokratik nuk mund të jetë kurrë. Demokracia moderne nuk e shenjtëron, nuk e fetishizon, nuk e mitizon shtetin. Në demokracinë moderne shteti është një servis i qytetarëve, që u shërben qytetarëve. Shtetarët punojnë në atë servis për t'i shërbyer popullit. Domethënë: shteti është i popullit e jo i servistarëve. Në demokracitë moderne ndaj demonstratave, prandaj, nuk reagohet me çdo mjet shtetëror! Demokrcia nuk i vret qytetarët e vet përpos kur kryeministrat e saj bëjnë politikë të çmendur si Ben Alia i Tunizisë...! Në demokracitë moderne kurrë asnjë zyrtar nuk mund të thotë siç tha kryeministri i Shqipërisë: "gardistët (vrastarë, që kanë vrarë tre qytetarë të paarmatosur) kanë mbrojtur kryeministrinë! Kanë mbrojtur institucionin shtetëror". Në demokracinë moderne kurrë nuk mund të ndodhë që qeveria, shteti, t'i shpërblejë me një rrogë më shumë e t'i shpallë heronj vrasësit e demonstruesve. Jo. Se ashtu shteti shpërblen dhe nxit vrasjen e qytetarëve të vet. Shpërblime të tilla mund të japë vetëm shtetari kriminel. Në demokracinë moderne nuk mund të mendohet, prandaj as të thuhet, se "Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues janë jetike për demokracinë". Institucionet demokratike mund të jenë të ndryshme: institucione demokratike të tipit skandinav, institucione demokratike të tipit francez, institucione demokratike të tipit gjerman, institucione demokratike të tipit anglez, institucione demokratike të tipit amerikan. E të tjera. Por institucione demokratike kurrë nuk mund të jenë institucionet që Sali Berisha me pretorianet e tij, detyrohet t'i mbrojë me të gjitha mjetet, prandaj ruajtja e tyre nuk mund të jetë jetike për demokracinë. Dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në kontekstin në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë; dhe, një fjali e tillë nuk mund të shqiptohet në situatën në të cilën e shqipton kryetari i Shqipërisë. Institucionet jodemokratike të Shqipërisë nuk e kishte ndërmend t'i përmbyste kush me 21 janar. Dhe, ata që u çuan në demonstratë e thanë shkoqur: ne nuk duam të ndërrojmë pushtetin me dhunë; dhe ne nuk duam të marrim pushtetin me dhunë: ne kërkojmë vetëm zgjedhje të parakohshme. Le ta thotë populli, në zgjedhje të parakohshme, të lira, pas zgjedhjeve të vjedhura, se prej kujt dëshiron të jetë i qeverisur. Demokracia moderne, demokracia demokratike e jo feudale, e jo fshatare, e jo fashiste, e jo staliniste nuk i pret me plumba demonstruesit që futen në institucionet e shtetit pa leje, pa kërkesë po me protesta, me pankarta e me demonstrata. Shembuj të sjelljes së tillë të demokracisë moderne ndaj qytetarëve të vet në Evropë po shohim qe sa vite. Institucionet shtetërore janë institucione të popullit, të të gjithë qytetarëve dhe atyre u njihet e drejta, natyrore, sipërore, të hyjnë në to kur pajtohen dhe kur nuk pajtohen me to, kur i pranojnë dhe kur ngrihen për ndërrimin e qeveritarëve e, sidomos, të uzurpatorëve, të despotëve të tyre. Qeveritarët e institucioneve shtetërore demokratike nuk frikësohen prej qytetarëve të vet, nuk frikësohen prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, prej hyrjes së tyre në to. Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që kanë arsye të frikësohen prej tyre: frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që e gënjejnë popullin, siç e gënjen pandërprerë kryeministri Sali Berisha, që e tallin siç e tall Jozefina Topalli jo vetëm kur e krahason Shkodrën e përmbytur me Venedikun, që e nëpërkëmbin, që ia vjedhin e ia plaçkisin pasurinë siç ia vjedhin dhe plaçkisin zyrtarë të lartë shqiptarë, që e bëjnë korrupsionin sistem siç e ka bërë Sali Berisha me pretorianët e tij qeveritarë, që e bëjnë qeverinë skuadër biznesmenësh e familjarësh të biznesmenëve, që bëjnë politikë shtetërore të shtetit të 500 pasanikëve dhe 3 milionë fukarenjve, që ia mbyllin gojën popullit siç ia ka mbyllur Sali Berisha në shumicën e medieve elektronike, të tipit Klan, ABCnjuz, TVSH e të tjera, që e vrasin siç po e vret Sali Berisha me pretorianët e tij tani dhe siç e vrau më 1997. Prej qytetarëve të vet, prej protestave dhe demonstratave të qytetarëve të vet, frikësohen qeveritarët dhe qeveritaret që, megjithatë, nuk e harrojnë mësimin historik: ata që në pushtet mbahen me gënjeshtra e me dhunë ata prej dhunës do të vdesin! Fjalët që po shqipton, sidomos fjalët nxitëse të luftës qytetare që shqiptoi në mbledhjen e qeverisë më 23 janar, sjelljet që po bën këto ditë sidomos shpallja e kryetarit të Partisë Socialiste dhe kryeprokurores shtetërore grushtshtetas, të jashtëligjshëm, që presin gjyqin e tij, tregojnë se Sali Berisha është i pushtuar prej mendimesh se ka shumë arsye të frikësohet; dhe, të rrethohet me gardistë të snaiperizuar në kështjellën e tij qeveritare; pas 21 janarit 2011 edhe më shumë se deri më 21 janar 2011.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (40 postuar)

avatar
Vasel Malaj 26/01/2011 16:12:45
Prape Gjalle je ti mor kriminel komuniste i Enver Hoxhes.Pse nuk ngrihesh te thuash te denohen krimet qe Enver Hoxha dhe rregjimi i i tije komunist kreu ne SHqiperi.Pse nuk i permend Vrasjet e 2 Prillit 1991.Ti je nje muxhahedino-Komuniste i pa karakter.Populli shqiptarethote :si ke riesin ke bajen dhe vesin. Me ate surrat si terrorist cfaqesh neper gazeta dhe dukesh se kush je.Ti dhe dhe shoket e tu kriminelo-komuniste duhet pergjigjeni para drejtesise.SHpata e demokracise do tja u presin koken ju fares keqe Hoxhiste. Surrat Surrat i pa fetyre.
avatar
zapata 26/01/2011 16:29:35
o rexhep sali berisha nuk e mban pushtetin me dhune po me pune e me vepra!Sali berisha ismail kadare adem jashari nga ata burra qe do mbetet ne histori ndersa ty qose a tipi migjen kelmendi ka per tiu mbulu pluhuri harreses
avatar
o qose 26/01/2011 16:59:16
e gjete haurin ku te vjellesh vrer o qose?Nuk je vetem, ke aty edhe vellain rama , kapuni perdore se nji rruge te perbashket keni
avatar
26/01/2011 17:07:15
BRAVO, ky eshte nje mesim i mire per te gjithe intelektualet e ashtuquajtur te pavarur te Shqiperise, te cilet nuk po ndjehen.
avatar
enisi 26/01/2011 17:17:25
O Rexh Qosja,apo Cosovic, don me te mbyt kanceri tue shkumue si gomari palk,tue i mborjte edhe keshillua qelbesirate socialistene krye me,Edvinin,gjinushin,rucin,spratak hajvanitn, si ta shkaterrojne Shqiperine. Kjo ide e jotja eshte e kahereshme, por te garantoj se do ngordhesh si qen edacakt e nuk ka me ty plotesue ty as zagareve tejuaj kjo deshire.
Populli Shqipetar te ka vlresue kahere ,or krijese e ndyre, nje komb me adhurues tu nuk mujshe me mbush ne partine tende ne kosove, e tash nuk pushon se palluri per shkaterrimine shqiperise demokratike,per kryendritje me kriminel,njerez te palare,hajana,rrugeqer ,sherbetor shkau e greku te shqiperise, si edvini,gjinush krokodili,sparak hajvanin qe pret ngordhjen shpejte, por ta dine se as varret nuk do ua leme ne shqiperi, por ne serbi,rusi,greqi,apo do i hudhim ne detin somalez,Te mallkuar qofshi per jete krimineletet e larteshekruar, bash me ta edhe Qos-ic,spiun i perdhelur i Serbise .
Une i them ketij gomari plak se pushteti qe tentohet te mirret me dhune do ngordh para kohe dhe i mallkuar historikisht, siq tentojne keta zagaret bolshevik me udhezimet e tuaj Qosicu.
avatar
enisi 26/01/2011 17:26:58
zotni duha te dije pse nuk publikoni komentin tim?
avatar
enisi 26/01/2011 17:38:13
Oj hija e vdekjes , o Qosovic, vetem gjuhen shqipe qe e fol, se kur thote populli 7 shkie ne ty dalin.Gjithnje ke qene ngucakeq, provokator,jo kelegia,tinzak,i pa bese, i dyshimt.Edhe para vdekjes tende te shpejte mundohesh me dhene keshillat si te vriten shqiptaret mes veti. O gomari plak, rrogetar i Edvin Kristacit, Ruc-krokodilit,Spartak-hajvanit, qe veq pallin si gomari e askush si degjon.Ti e provove nje kohe formimin e partise tende ne Kosove, por te tregoje populli cfare ishe, as 2o anetar nuk munde ti besh.,populli te njeh mire kush je, moje dhi e eger e gucise.Une po te theme ata qe mundohen me marre pushetin me dhune do vdesin para kohe me marre, e te mallkuar historikisht.Provoje edhe ti me keta gabelat-sociallist te Shqiperise,ndoshta merr ndonje dhurate nga shoket e tu te gjakut serbet,apo edhe nga greket,ose do mbarosh rrugeve te Shqiperise si qene i plagosur, por ne Kosove me nu te leme me hy as gjalle as vdekurt.
avatar
ahsireb 26/01/2011 17:45:04
Rexhep Qosja ,je shkrimtari me i madh qe njoh ne shqiperi apo kosove. E ke goditur aq mire kete artikull saqe ,politikaneve tane do u duheshin dite per ta sajuar ndonje artikull te tille ,por kurre nuk do i godisnin fjalet keshtu si ti. Jam shqiptar i shqiperise ,do te thuash perse e cileso keshtu veten ,ne jemi gjithe shqiptare. E vertete ne jemi gjithe shqiptare ,por keshtu sic flet dhe shkruan ti ,eshte e rralle qe ta diktoj dikush. Fjalet e tuaja jane ashtu sic eshte realiteti ne shqiperi,ashtu sic eshte salija,ashtu sic eshte luli i salise .
Ndersa per *o qose * dhe* Vasel Malaj*,do te thosha jane te mjere.
Keta militante te pd,jane vecse burgaxhinj,drogaxhinj, kriminele, pra ashtu sic eshte drejtuesi i tyre.
Por shumica e tyre jane injorante e pa shkolle.
Vrasjet e prillit 1991,interesohu te gjeshe te dhena neqoftese i gjene, se i ka zhduk sala te gjitha .
Qe nga fillimi ky njeri erdhi ne fuqi me mashtrime,as nuk eshte zgjedhur ndonjehere,por vetem duke mashtruar ose duke i cenuar anetaret e partise demokratike. Sic e shikoni ne partine demokratike nuk ka mbetur me nga ata qe e krijuan,jane vrare,jane larguar,ose kane krijuar parti me vete. Partia demokratike eshte partia e saliut,tjeter njeri nuk guxon te hape goje se e peson ,quhet pucist,i kuq,ose mafioz. Ky eshte saliu juaj zoti *o qose* dhe *vasel Malaj*.
Ah,desh harrova meqenese zoti salija e kishte harruar protesten qe beri me 1998kur prishi kryeministrine,parlamentin,RTSH, dhe nuk u vra njeri nga Garda apo policia,pse duhet bere ndryshe tani ? Apo atje ku eshte sala ka te drejte gjithmone. Ai eshte KRIMINEL =HITLER
avatar
ndue gjoka 26/01/2011 17:58:08
REGJEPI SIGURISHT VJEN NGA BOTA TJETER. ATO MENDIME NUK JANE TE QOSES POR JANE TE ENVER HOXHES I CILI NGA BOTA TJETER FALENDERON E. RAMEN G.RUCIN DHE GJITHE ISH SPIUNET E SIGURIMIT PER VAZHDIMIN E VEPRS DHE TEORISE SE TIJ <PUSHTETI MERRET ME DHUNE DHE GJAK DHE MBROHET ME DIKTATURE PROLETARIATI.
avatar
Beni 26/01/2011 18:44:12
te lumte ajo dore o Rexhep Qosja.Nuk do te jete e larget ajo dite kur keta pushtetare kriminela dhe hajduta me voten dhe pronen qe i kane vjedhur popullit shqiptare do te marrin ate qe meritojne.Do dalin Di Pietrot nga populli qe do ti drejtojne masat dhe institucionet me te vertete demokratike qe do tja numerojne nje per nje cfare po i bejne atij populli.Ju uroj nga zemra dite te bardha dhe jete te lumtur Z.Rexhep Qosja
1 2 3 4 next gjithsej: 39 | shfaqur: 1 - 10

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

3.33
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com