Fillimi | Kryeartikull | Une kryepucist

Une kryepucist

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Une kryepucist

Në respekt të lexuesve e teleshikuesve të mi dhe për t’i ardhur në ndihmë mender me thënë, komisionit hetimor, po rrëfehem publikisht për puçin që organizova për të rrëzuar Kryeministrin e ligjshëm të vendit tim, ish-sekretarin e Partisë së Punës, që pozonte mes familjarëve të Enver Hoxhës, duke kaluar së bashku pushimet me ta.
Unë dhe askush tjetër jam organizator i këtij puçi. Në fillim vura në përgjim zëvendëskryeministrin, se çfarë do t’i thoshte ministrit të tij në një takim rutinë, në zyrën e këtij të fundit. Pastaj e mora videon e regjistruar dhe meqenëse nuk dilte gjëkundi përgjegjësia e Kryeministrit (ç’përgjegjësi ka një Kryeministër nëse ministrat e tij bëjnë afera) e shkurtova videon për ta transmetuar te “Fiksi”. Të nesërmen ia dhashë të pashkurtuar Sokol Ballës, me qëllim që të dilte në pah shkurtimi i famshëm i 30 sekondëshit. Nuk më detyroi kush për ta transmetuar të plotë, por doja me çdo kusht që të më kuptonte publiku se çfarë manipulimi të tmerrshëm kisha bërë.
Pas transmetimit, thirra me urgjencë në një drekë pune, Edi Ramën, Ina Ramën, Bamir Topin, Bahri Shaqirin, Gramoz Ruçin dhe Tom Doshin.
U thashë pak a shumë, që Kryeministri duhet rrëzuar me çdo kusht dhe për këtë duhet të përleshemi me policinë. “Nëse marrim ndërtesën, marrim dhe qeverinë”.
-Dale mo, tha Gramozi, të marrësh ndërtesën nuk do të thotë se more qeverinë. Qeveria “Nano”, kur Berisha mori ndërtesën e Kryeministrisë dhe TVSH-në, e drejtonte vendin nga Dajti”
Nuk i kuptoni ju Gramoz, ia ktheva, ti duhet të merresh me organizimin e përleshjes. Ti, Tom Doshi do paguash ca lekë që çunat të hipin në gardhin pa leje të Kryeministrisë
“Sa lekë?”, më pyeti Toma.
“Nuk e di mirë, shumën do ta dëgjosh më vonë. Por besoj, rreth 2 milionë dollarë, jo më shumë. Ndërsa ti Edi Rama, do të rrish te kulla e Fidelit, pa praninë e Fidelit, dhe do të komandosh që andej me celular”.
-Po ne, m’u drejtuan me një gojë, Ina dhe Bamiri
Ju, u thashë, do të hyni më vonë, varianti “B” i puçit”
Ti Bamir do të bësh një deklaratë me katër rreshta, ku nuk do të përmendësh fjalën “dhunë”, ndërsa ti Ina do të nxjerrësh 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës. Me qëllim që ta lemë ndërtesën të pambrojtur, për ta marrë kollaj në një sulm të dytë, një herë tjetër.
-Ndërsa Bahriut i dhashë detyrë të mbyllte sytë dhe veshët dhe të mos jepte asnjë informacion.
Pastaj takova ambasadorin amerikan, të cilin e udhëzova që të dilte në krah të Prokurores së Përgjithshme, nëse Kryeministri do ta sulmonte. Do ti që edhe ambasadori tundi kokën menjëherë, në shenjë pohimi?
Tani më duheshin mediat. I pari që më erdhi ndërmend Mero Baze, me të cilin e pata shumë të vështirë t’i mbushja mendjen që duhej rrëzuar Kryeministri Berisha. Më në fund e binda dhe i lashë detyrë që puçistët ta kishin zërin e tyre në gazetë.
“Na duhet dhe një video nëse qëllojnë gardistët”. Patjetër, i thashë. Për këtë do të flas me Berishën se kemi muhabete të vjetra që kur unë si oficer i Sigurimit të Shtetit ruaja vilat e Enverit në Vlorë ku dhe kur Saliu hynte e dilte si në shtëpinë e vet. Menjëherë u lidha me Saliun dhe fola për puçin dhe e porosita që Garda duhej të qëllonte sipas ligjit, nëse puçistët do të hynin në ndërtesën e tij. “Po sikur të mos hyjnë? – më pyeti ai- S’ka problem, i qëlloni dhe aty afër mureve...
-Me ç’armë do të sulmoni? – u interesua ai
-Me gurë, me hunj, me asgjë tjetër, - ia ktheva. Po ç’puç qenka ky mo, - tha ai i nxehur - Duhen armë të sofistikuara, duhen stilolapsa pistoletë, çadra automatikë, mina, flakëhedhëse, të cilat i kemi përdorur ne dy herë, një në 1998, një në 2004.
-Eh, bela e madhe, thashë me vete. Ku t’i gjeja këto armë? Fola pastaj me ministrin e Mbrojtjes dhe i kërkova këto tipa armësh. “Nuk i kemi”, ma preu shkurt ai. “Atëherë i prodhoni sa më shpejt”, e urdhërova unë.
Më ngeli vetëm kush do të filmonte vrasjet para Kryeministrisë. Kush tjetër veç Artan Hoxhës, mendova dhe menjëherë ia ngarkova detyrën atij.
I porosita edhe një herë Ramën dhe Ruçin që më 21 janar dua të mblidhen gjithë horrat e partisë, banditët, kriminelët, hajdutët, mafiozët e ndershëm të PS-së. Dhe mundësisht të mos lahen, me qëllim që t’u duket nga lart koka e palarë: U kërkova gjithashtu që të formonin qeverinë e re, duke propozuar nja dy ministra vetë: Zogaj ministër Kulture, Ngjela ministër Drejtësie, Toma ministër i Brendshëm.
Pasi ndava të gjitha detyrat, ditën e premte, më 21 janar, zura pozicion në një bunker afër bllokut dhe prisja rezultatet. “Eh, thashë me vete, sa i lehtë qenka një puç, gjynah që s’e kam bërë me kohë e shpesh”.
Pastaj ndodhi ajo që e pamë të gjithë. Kryeministria u mbrojt me heroizëm. Të gjithë anëtarët e puçit punuan sipas detyrave të caktuara. Vetëm policia më doli fjale, se ata që arrestoi nuk ishin banditë e kriminelë dhe nuk gjeti njeri me armët e sofistikuara që u kisha thënë.
Pas puçit komunikova menjëherë me policinë. “Nuk i gjetëm dot, sado që kërkuam ma kthyen ata me naivitet: “T’i prodhoni sa më parë, se ju piu e zeza: Po ç’duhen tani? Për komisionin hetimor, se nuk duam të dalë blof Kryeministri. Me sa jam informuar ka filluar prodhimi i tyre, por kanë ngecur te çadra–automatikë, që s’po ia gjejmë anën dhe te thika me helm.
“Çadra kemi, automatikë sa të duash, po nuk dimë si t’i bashkojmë”, m’u shfajësuan ata”.
Mos na lini në baltë, ua mbylla telefonin
Tani jam gati të dorëzohem, po ku? Prokuroria është e njëanshme, komisioni hetimor anon nga ana tjetër. T’u drejtohem amerikanëve, ata s’kanë ngenë time, as europianët nuk na kuptojnë ç’kemi bërë e ç’po bëjmë! Ngela në mes të katër rrugëve. Kur papritur më vjen njëri nga ambasada amerikane. “Ti je ai, koka e Puçit?”
“po, i thashë”
“Do vish me mua!
Ku po më çoni?
Do të japësh mësim në një shkollë ushtarake, na duhet përvoja jote, - m’u përgjigjën ata.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (41 postuar)

avatar
maku 02/02/2011 11:31:39
...na gajase o Lipe
avatar
02/02/2011 11:38:58
Filip mos vdeksh kurre, ti je i mrekullueshem, te uroj e pergezoj per cka u ke dhene dhe u ju jep shqiptareve, ne vecanti ''Fiks Fare''. Edhe kjo shakaja e radhes, ilustrim shume e bukur, eshte dhunti qe tu lexosh mendjen te tjereve. ky eshte falli i Grupit hetimor i Sali Barjaktarit.
avatar
Ali bakiu 02/02/2011 12:57:33
Z. Filip mos vdeksh kurre. Je fantastik.Marresh edhe nga ditet e mija sepse je plote vertetesi dhe humor.Pergezime. Sinqerisht, Aliu
avatar
alba 02/02/2011 14:01:19
Shenome dhe mua ne listen e pucisteve zoti Cakuli. Tani, koken pa lare se le dot, por cadren mund ta mbaj.
avatar
Sokol 11/02/2011 03:07:48
Hahahahahahahahahahahahahaha te lutem nderhy dhe per mua
avatar
Paul Balili 02/02/2011 14:26:44
Une kam filluar te dyhoj qe ju rezuat kullat binjake me 9/11, pale po donit ti njollosnit biografine edhe Sales ne kete mersele te ndyre me Bin Ladinin.
avatar
Mira e "Bashkimit" 02/02/2011 14:40:50
Te lumte koka per organizimin e pucit, por jemi te qejfmbetur per mungese bashkepunimi me diasporen e Amerikes.
avatar
bobi marley 02/02/2011 16:38:21
ore Filip po leri ironite tani ne kohe te keqe ,su ngopet ju 50 vjet ne sigurim te shtetit bashke me gjinushin dhe gramozin doni prape pushtet ju.keni marre dhe djalin qumeshtor ,pjellen e bllokut ,djalin e kriminelit praa me nje llafe enverin e vogel byth shpuarin edvin qaramanin tju drejtoje.lereni popullin te ece perpara o fatkeq i popullit mos u mundoni te mbani peng zhvillimin se do e hani sa krahu degjome mua .dhe nje gje se harrove Berisha mbyti nanon ,jo pa breksa si ju ,cfare ju ka ai ju nje flluske sapune ne ajer.kurre skeni per te marre pushtet ju ,prandaj beni orgjine mes jush se ate dini te beni mire.oh per pak harrova do tiu mbroje avokat ngjela shefi i byth shpuarve.hajde krisni torren njehere e pergjithmone,se jeni mbledhur koke me koke si themelimi i partise ne 1941 dhe e dyta tani ne 2011 dhe njesoj rruga me trakte ne per shtepia te njerezve.dhe ti Filip mos llap shume se ste ka thene njeri qe gazetaria fund hundet kudo dhe njerezit kane halle ti tallesh
avatar
nebi 09/05/2011 09:16:56
O BOB KAQ KAQOL E IDIOT JE SA QE KUJTON QE ME BARSALETA E IDIOTESIRA DO TE MUND TE INJOROSH FJALEN ZERIN DHE FORCEN E LLOGJIKES INTELEKTUALE TE KETIJ POPULLI..?? HARROJE MIKU IM IKU VATE EDHE SHKOJI AI MUHABET...!!! Z.FILIP ME LEJONI TJU SHPREH RESPEKTIN TIM....DHE INKURAJIMIN E PERKRAHJEN E TE GJITHE ATYRE NJEREZVE QE KANE DY PARA MEND NE KOKE...!!! FALEMINDERIT !!!!
avatar
Sokol 11/02/2011 03:11:49
Bob Marley ishte i perzier,baban te bardhe nenen te zeze. Po ti mos je gje i shartuar me Salen. Aq i trash je sa nuk kupton humor. Nuk duhet te quhesh Bob Marley po Sale Marley. hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha koqe idioti
avatar
maku 03/02/2011 08:02:00
me ne fund nje pergjigje per te qene per te ashtuquajturin "humorist"qe te te ben per te vjelle
avatar
Nikolin 02/02/2011 17:25:47
(fshire. Fyerje )
avatar
agim toli 02/02/2011 18:14:25
JE MADHESHTOR.Jo se ndoshta nuk e di por vetem te te kujtoj:Nje axhe ka thene dikur pema qe ka kokra gjuhet me gur.(se per gjethe nuk qellohet pema)TE LUMTE TE LUMTE.Si gjithmone je fantastik.PER ata qe nuk te kuptojne fajin nuk ja u ke ti budallenjve te cilet duam apo sduam ne ata do te ngrohen ne kete dielle qe kemi bashkerisht.
avatar
o lipe lexo bobi marley 02/02/2011 19:11:48
o lipe paska dhe njerez qe i paske bere per te qeshur por paska dhe tip( bobi marley ) qe ti fuskan ty te dyja kembet me nje kepuce mbaju lipe mos u dhjas
avatar
Sokol 11/02/2011 03:12:41
Hahahahahahahahahahahahah je i madh
1 2 3 4 next gjithsej: 36 | shfaqur: 1 - 10

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

4.09
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com