Danimarka, vendi me i lumtur ne bote
Danimarka është vendi më i lumtur në botë. E ndjekur nga Islanda dhe Japonia, ajo qëndron në krye të listës së vendeve ku jetohet më mirë sipas raportit “How’s life” të OSBE-së.
OSBE ka marrë në konsideratë 11 elementë që ndikojnë në cilësinë e jetës: të ardhurat, punësimi, strehimi, shëndeti, pjesëmarrja qytetare, arsimi, mjedis, administrim, kënaqësia personale, siguria dhe ekuilibri mes punës në shtëpi dhe jetës private. Në këtë mënyrë, raporti reflekton perceptimin e qytetarëve mbi mirëqenien në jetën e përditshme.
Mes 40 vendeve të analizuara, përqindja e popullsisë, e cila është deklaruar përgjithësisht e kënaqur nga një ditë e zakonshme, është mesatarisht 80 për qind. Por kjo shifër ndryshon nga shteti në shtet.
Në vendin e katërt të klasifikimit gjendet Indonezia, e ndjekur nga Holanda, Norvegjia, Suedia, Kina, Britania e Madhe, Austria, Meksika, Irlanda, Australia, Franca dhe Belgjika. Fqinji ynë, Italia, gjendet në dhjetëshen e fundit, më 70 për qind të popullsisë të kënaqur. Në vendin e fundit qëndron Turqia, e paraprirë nga Hungaria e Estonia
Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.



Posto komentin tuaj