Fillimi | Te ndryshme | Kur dashuria nuk njeh moshe

Kur dashuria nuk njeh moshe

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font

Kur Edna dhe Simon Martin u martuan në vitin 2005, shumë kishin dyshime nëse marrëdhënia do zgjaste. Edna ishte 70 dhe Simoni vetëm 32. Por çifti i lumtur nuk ka lejuar që hapësira prej 38 vitesh mes tyre t’i pengojë- madje ka ndodhur e kundërta. Ata janë aq të lumtur sa kanë rinovuar betimet e martesës në shtëpinë e tyre në Somerset, Britani.

Martesa e tyre atëherë pati shkaktuar debat në mbarë vendin. Ajo ishte portretizuar si një gjyshe grabitqare, kurse Simon si një naiv i virgjër. Por ata treguan se janë një çift perfekt dhe se e duan njëri- tjetrin më shumë se kurrë- çka e demonstrojnë edhe me rinovimin e betimeve. Edna mbante veshur të njëjtin fustan të purpurt si ditën e martesës dhe shpërtheu në lot kur u bënë betimet. Kurse Simon- një gjeni në muzikë- luajti një pjesë nga Abba, atë me titullin Mamma Mia.

Çifti thotë se dashuria lindi mes tyre në vitin 2003. Ata pranojnë se ishte dashuri me shikim të parë.

“Por tani marrëdhënia jonë është më e thellë. Ne jemi më të fortë bashkë. Dhe për më tepër akoma kemi një tërheqje të fortë fizike mesh nesh,” qesh ajo. “Ne puthemi rreth 150 herë në ditë. I mbajmë duart shtrënguar, madje flemë me duart e bashkuara”.

Kurse Simon shton: “Përpara se të takoja Ednën, isha i tërhequr dhe nuk kisha miq. Ajo më tregoi se çfarë është jeta”. Simon nuk kishte pasur kurrë një të dashur para Ednës dhe jetonte me prindërit.

Edna thotë se jeta me Simonin është një magji. 

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com