Fillimi | Politika | Lëvizje surprizë e Ramës, gati ndarja e re territoriale

Lëvizje surprizë e Ramës, gati ndarja e re territoriale

Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Lëvizje surprizë e Ramës, gati ndarja e re territoriale

Brenda katër viteve të ardhshëm vendi pritet që t’i nënshtrohet një ndarjeje të re territoriale të vendit. Pasi ka fituar 83 mandate në Kuvendin e ri, e majta i ka mundësitë të arrijë të miratojë ndryshimet në ndarjen administrative, që kërkojnë shumicë të cilësuar. Do të mjaftonte vetëm një deputet nga partitë e djathta, dhe e majta do të arrinte të plotësonte kuorumin e nevojshëm prej 84 deputetësh. Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, u shpreh dje se për një menaxhim më të mirë të territorit, nevojitet edhe një ndarje e re administrative . “Planet e ashtuquajtura rregulluese që janë ndërtuar brenda përbrenda qyteteve, aty ku janë ndërtuar, kanë rezultuar krejtësisht të padobishme në funksion të përmbajtjes së këtyre flukseve që kanë ardhur nga jashtë qytetit dhe që janë stabilizuar rreth e rrotull qytetit. Kjo ka rezultuar fatale qoftë për ndërtimet pa leje, qoftë përsa i përket planeve ose mosplaneve të komunave kufitare. Është një sfidë jo e jona, por besoj është një sfidë e gjithë klasës politike sot, e gjithë përfaqësuesve të popullit shqiptar në parlament, për t’i dhënë më në fund jetë reformës territoriale, e cila duhet të çojë në shkurtimin drastik të numrit të njësive vendore në funksion të situatës krejtësisht të re që kemi në vend, pavarësisht politikës, pavarësisht qeverisë”, u shpreh Rama.

Por, ndarja e re administrative, vështirë se do të pranohet pa kushte nga e djathta, edhe pse nuk ka fuqi bllokuese. Ndarja administrative përcakton edhe të ashtuquajturin numër tek apo çift të tyre, i cili i ka sjellë humbje deputetësh së majtës, veçanërisht në jug ku mund të merrte më shumë deputetë. Numri i lartë i njësive vendore, veçanërisht për zgjedhjet e përgjithshme, rrit edhe mundësinë e blerjes apo të ndikimit familjar në rezultatin e zgjedhjeve. Ekzistenca e listave zgjedhore të fryra, si pasojë e mbajtjes së një regjistri të fryrë të gjendjes civile, kryesisht në zonat rurale, është në themel të një manipulimi tjetër që përcakton numrin e deputetëve të çdo qarku dhe të njësive vendore. Shqipëria sot qeveriset në nivel vendor nga bashkitë, të cilat menaxhojnë përgjithësisht zonat urbane dhe nga komunat, të cilat menaxhojnë zonat rurale. Një hallkë ndërmjetëse mes tyre dhe qeverisë janë prefekturat, të cilat në praktikë kanë shumë pak pushtet real. Ndarja e vendit në këtë mënyrë u krye fillimisht në vitin 1992, kur shqetësimet kryesore lidheshin me integritetin territorial të vendit. Për këtë arsye, njësitë e qeverisjes vendore u bënë shumë të vogla. Vendi u nda në mbi 300 komuna dhe 65 bashki. Përveç ndarjes në njësi shumë të vogla, kjo mënyrë e menaxhimit të territorit kishte pak ose aspak lidhje me zhvillimet ekonomike. Fshatrat, të cilat teorikisht duhet ta ndajnë fatin me qytetin/qytetet, ku shesin më së shumti prodhimet e veta ushqimore, qenë njësi administrative më vete. Qytetet e mëdha, të cilat duhej të zgjeroheshin për shkak të urbanizimit dhe rritjes së popullsisë, praktikisht nuk kishin territor ku të zgjeroheshin.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (1 postuar)

avatar
Uarda 28/08/2013 18:52:13
I rregullon Edi tani keto punet e ndertimeve... Lum kush te rronje, ta shohe zonje... Rrofte Edi Rama sa malet e Shqiperise dhe sa shoku Enver Hoxha!
Shume mire Shume keq
0
Raportoje te papershtatshme
gjithsej: 1 | shfaqur: 1 - 1

Posto komentin tuaj

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Tagged as:

No tags for this article

Vleresoje kete artikull

0
AMC