Fillimi | Politika | Rama: Si të na pranojë BE kur qeveria pengon hetimin?

Rama: Si të na pranojë BE kur qeveria pengon hetimin?

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Rama: Si të na pranojë BE kur qeveria pengon hetimin?

Në mbledhjen e sotme të "tryeza e drejtësisë" të PS, kreu Edi Rama foli për nevojën urgjente të një reformimi dhe sulmoi qeverinë për pengesat dhe sulmet që po zhvillohen ndaj sistemit gjyqësor dhe Prokurores së Përgjithshme. 

“Jo më larg se pak minuta më parë se të fillonim këtë takim, pushteti vazhdoi sulmin ndaj prokurores së përgjithshme, vazhdoi sulmin ndaj opozitës dhe ndaj gjithë sistemit tonë ligjorë. Si është e mundur që ne të na lejohet kandidimi në BE kur në vendin tonë sulmohet drejtpërdrejtë prokurorja e përgjithshme. Si mund të na pranoi bashkimi evropian, kur qeveria pengon hetimin, fshi provat dhe bën cmos të pengojë luftën për të vërtetën. 

Jo vetëm BE nuk mund të pranoi në gjirin e vet një vend, i cili nuk e zgjidh dot problemin me të vërtetën në dyert e sistemit të drejtësisë, por nuk mund të krijoji as një të ardhme, në një kohë kurë janë të kërcënuar cdo ditë nga shtypja e pushtetit të parasë. 

Është një sfidë e jashtëzakonshme se si do ta qeverisim më mirë Shqipërinë. Në programin tonë i japim përgjigje kësaj dhe një liste të gjatë pyetjesh që rëndojnë shqiptarët. Këtë sfidë duhet ta kalojmë me të gjitha kapacitetet profesionale që ne kemi. Ky grup pune do shërbejë si një qendër graviteti për të drejtuar një reformim, për të transformuar një situatë kaq të molepsur se sa kjo e sotmja. 

Të dëgjosh qytetarët është një përqindje marramendëse që jo vetëm nuk beson më te drejtësia dhe e atyre kanë humbur shpresën në këtë sistem. Me programin tonë është e mundur të shihet rruga që con drejt zgjidhjes ndaj tër këtyre problemeve kaq shumë të rënduara. Do doja të rinënvizoja faktin, teksa ne flasim shoqëria jonë përballet me një sfidë, që është sfida e të vërtetës së 21 janarit dhe e ndëshkimit të atyre që vranë dhe atyre që urdhëruan vrasjet. 

Besoj që është e vështirë të gjesh drejtësinë në dyert e gjykatave në rast se përmes vendimeve të padrejta, ata që qeverisin ndjekin interesat e tyre, krejt të ndara nga interesat e qytetarëve” tha Rama gjatë fjalës së tij.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (1 postuar)

avatar
arif 02/02/2012 16:50:17
Me vjen per te vjelle kur degjoj nje gomar ,qe e quan veten shqiptar ,qe nuk do qe shqiperia te hyje ne europe, Citoj tekstualisht fjalet e tij "Si është e mundur që ne të na lejohet kandidimi në BE "
Anuk e kupton qe me presione te tilla po i ben varrin karieres se tij politike ?Ai qofte !!
gjithsej: 1 | shfaqur: 1 - 1

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com