Festoi 72 ore
Kemi parë yje të cilat “hallakaten” shumë për festa, por jo sikurse Kate Moss. Ajo ka festuar pa ndërprerë 72 orë dhe këtë e ka bërë në shtetin e Xhamajkës.
Se supermodelja Kate Moss është një vajzë e çmendur, tashmë është e ditur, por jo deri në këtë masë. Modelja aq shumë është e dhënë pas “party-ve” saqë ka organizuar një të këtillë bashkë me burrin e saj, Jamie Hince, në Xhamajkë, ku ka vallëzuar dhe është argëtuar përplot 72 orë, ose thënë më saktë tri ditë.
Ylli i sfilatave që ka 37 vjet ka filluar festimet me një party në plazh, në të cilin ka kënduar edhe një bend lokal, e të cilit ajo edhe i është bashkuar, sidomos kur ata kanë kënduar këngë të të bardhëve.
“Kate ka më shumë energji sesa mendohet. Ajo gjatë gjithë kohës ishte e veshur me stile të ndryshme për festat e Vitit të Ri”, tha një burim që ka qenë në këtë aheng.
“Ajo ka jetuar me këto festa për 72 orë, përderisa ka marrë me qira një vilë afër detit. Ajo bashkë ishte edhe më të tjerët përderisa ka thënë se fuqinë për të vallëzuar dhe kënaqur kështu e ka marrë nga natyra e bukur e Xhamajkës”.
“Kur, është bërë ora 24:00 ajo ka puthur Jamie dhe Grace. Pas pak orëve, ajo ka filluar prapë që të vallëzojë deri në orët e mëngjesit”.
Burimet kanë thënë se bashkë më të në këtë party kanë qenë edhe dy binjakët e saj, Mary – Kate dhe Ashley Olsen, ish ylli i X- Files David Duchovny dhe fotografi i Lady GaGa-s, Terry Richardson.
“Kate dhe Jamie kanë pasur edhe mjeshtrin e tyre të koktejeve që e kanë marrë bashkë me vilën, e që po ashtu u ka bërë atyre kokteje të mrekullueshme”, ka shtuar burimi.
Edhe më parë Kate – e cila ka vila edhe në Londër dhe në Francë – ka mbajtur “party” të këtilla për festa. Ajo madje thuhet se po mendon të blejë një vilë në Xhamajkë.
“I pëlqen ky vend. Për momentin, ajo është duke pushuar, pasi janë kënaqur në ishull, kurse kur të zgjohen, sigurisht do të mendojnë për një gjë të këtillë”, tha burimi.
“Edhe pse asaj i pëlqen shtëpia në Londër dhe në Francë, ajo dëshiron që kur të shkojë në pushime, të ketë një vilë të saj që të pushojë pa ‘gajle’ se duhet të rezervojë ndonjë vilë”.
Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.



Posto komentin tuaj