Fillimi | roze | Ka kohe per te gjitha

Ka kohe per te gjitha

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Ka kohe per te gjitha

Këngëtarja dhe arkitektja Eliza Hoxha në një bisedë për Express ka thënë se ajo e aranzhon kohën në mënyrë të atillë që ajo mos të ndikojë në jetën e saj private. Këngëtarja flet edhe për dy bashkëpunimet e saj të realizuar në fund të 2011-ës.

Edhe pse është arkitekte dhe ka shumë punë, Eliza Hoxha ka kohë për të gjithë. Këngëtarja, e cila pos që këndon, fokusin e saj e ka më tepër në profesionin e saj të arkitektes - është po ashtu edhe në bord të Galerisë Kombëtare të Artëve - ka thënë në një bisedë për Express se ajo di të aranzhojë kohën pavarësisht angazhimeve të shumta që ka.

“Nuk besoj që puna mund të jetë pengesë për çfarëdo relacioni, përderisa njeriu aranzhon suksesshëm kohën, angazhimet dhe përkushtimin e tij qoftë ai privat apo publik”, ka thënë këngëtarja për Express.

Ndryshe, këngëtarja ka ardhur me dy hite në fund të vitit 2011, duke e realizuar këngën “Nuk mundesh” si remix me DJ Dalool. Eliza thotë të jetë kënaqur me këtë këngë.

“Pas një punë të mirë dhe me shije të mirë gjithmonë ka hapësirë për bashkëpunime të reja. Le t’i mbetet kohës”, thotë ajo – duke paralajmëruar në njëfarë mënyrë bashkëpunime të reja me DJ Dalool, që tashmë ka bërë edhe disa bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, si Genta Ismajli dhe NRG Band.

Ndërkaq, Eliza ka thënë se është e kënaqur edhe më paraqitjen e saj në “Këngët e shekullit”, një festival ky që transmetohet në TV Klan. Ajo thotë se pjesëmarrja në këtë festival ishte e jashtëzakonshme.

“Nata italiane ishte sfidë për mua, jo për faktin që nuk e njihja gjuhën, sa për faktin që çdo gabim sado të vogël gjuhësor gjatë interpretimit shqiptarët në Shqipëri do ta identifikonin duke qenë se e njohin gjuhën dhe muzikën italiane shumë”.

Tani Eliza thotë se e ka tejkaluar këtë sfidë me sukses, përderisa ka kënduar këngët e njohura dhe të mrekullueshme italiane si, "E poi" nga GIORGIA dhe këngët në duete me Roselën të divës së muzikës italiane MINA . “Pastaj nata franceze sikur mori një rrjedhë të natyrshme për të arritur me pas tek nata e këngëve amerikane, e cila ishte shumë më e afërt për mua si përmbajtje dhe si skenë në përgjithësi”, thotë ajo.

Por, pavarësisht shijes së mirë të pjesëmarrjes nëpër festivale nëpër Shqipëri (Eliza fitoi një edicion të Këngës Magjike), këngëtarja ende nuk ka menduar që këtë vit të marrë pjesë në ndonjë festival atje.

Ajo po ashtu ka thënë se është e kënaqur edhe me bashkëpunimin me rap-grupin Etnomenon (ish etno-engjujt), të cilin po ashtu e vlerëson shumë. “Bashkëpunimi me Etno Engjujt ishte po ashtu një eksperiencë e bukur në një projekt shumë të ndjeshëm dhe të veçantë. Aty ku komunikimi dhe qasja është e sinqertë çdo bashkëpunim rezulton suksesshëm”.

Ndryshe, Eliza po ashtu po përgatitet që ta bëjë një album, të cilin pritet ta realizojë gjatë këtij viti. “Ka tash sa vite që ngadalë jam duke plotësuar numrin e këngëve për albumin, i cili pritet të dalë së shpejti. A ia vlen apo jo... është një çështje që e kanë folur të gjithë. Ekonomikisht nuk ia vlen për faktin që nuk rikthehet si investim, por si punë dhe projekt personal nuk ka se si të jetë më mirë. Unë nuk kam preferuar që këngët e mia të jenë gjithandej nëpër përmbledhje mikse dhe shpesh edhe të pashije të albumeve pa ndonjë koncept të caktuar. Prandaj albumi i tretë do të jetë reprezentim i punës sime tash sa vite me këngët dhe klipet që janë parë e dëgjuar dhe më plus po aq këngë të tjera të padëgjuara ende”.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (1 postuar)

avatar
n.gashi 13/01/2012 14:40:49
eliza a je e martuar ?
gjithsej: 1 | shfaqur: 1 - 1

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com