Fillimi | Sporti | Sporti ne vend | Vështirë për Francën

Vështirë për Francën

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Vështirë për Francën

Franca do ta ketë mjaft vështirë të fitojë ndaj Shqipërisë të premten në Tiranë. Për këtë është i bindur Lorik Cana, i cili u ka bërë me dije francezëve se Kuqezinjtë nuk kanë asnjë humbje në shtëpi në eliminatoret për Euro 2012. Mesfushori shqiptar i favorizon ‘trekolorët’ për ta fituar këtë grup, derisa shpreson që ekipi i Josip Kuzes deri në fund t’i grumbullojë 14 pikë.

Kombëtarja shqiptare është në vlugun e përgatitjeve para përballjes së rëndësishme me Francën. Këta të fundit janë paralajmëruar nga Lorik Cana se nuk do ta kenë aspak lehtë në Tiranë të premten.

Mesfushori kosovar, i cili një pjesë të madhe të karrierës e kaloi në futbollin francez duke u aktivizuar me ekipet PSG e Olympique Marseille, u ka bërë me dije ‘Gjelave’ se ‘Kuqezinjtë’ nuk dinë për humbje në ‘Qemal Stafa’ në këtë fazë eliminatore.

“Skuadra franceze përbëhet nga lojtarë të mëdhenj si Samir Nasri e Steve Mandanda, me të cilët kam luajtur në Olympique Marseille. Francezët vijnë për të fituar. Do të jetë interesant, sepse ne jemi të pamposhtur në shtëpi në këto eliminatore”, deklaroi futbollisti i Lazios për uebfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Francës.

Por, ish-lojtari i Sunderlandit e Galatasarayt nuk ka dyshim kur flitet për favoritin e grupit të Shqipërisë. “Blues janë favoritë në këtë grup. Logjikisht, ata duhet të përfundojnë në pozitën e parë, edhe pse nuk mendoja se do të humbnin pikë kundër Bjellorusisë. Nuk e prisnim, sepse bjellorusët janë konkurrentë direktë për ne”, vazhdoi ai.

Mesfushori shqiptar ka folur edhe për ambiciet e Shqipërisë në këto eliminatore. “Humbja me Bosnje e Hercegovinën na i ka ngadalësuar gjërat, por do të vazhdojmë të shkojmë përpara. Ekipi shqiptar ka ngritje në vitet e fundit. Rezultatet tona na kanë premtuar që të ngrihemi në vazon e katërt në kualifikimet për Botërorin 2014”, shprehet ai.

“Në katër sfidat e fundit, synojmë t’i kapim 6-7 pikë. Është një objektiv ambicioz, por mendoj i realizueshëm. Nëse mund të përfundojmë me 14 pikë, do të ishte historike për Shqipërinë”, vazhdoi Cana.

Shqipëria zë vendin e pestë në Grupin D, me tetë pikë të tubuara, sa ka edhe Rumania, një pozitë më lart. Në vendin e parë është Franca me 13 pikë, një më shumë se Bjellorusia që është e dyta dhe tri më shumë se Bosnja e Hercegovina, që është e treta.

Ndeshja Shqipëri – Francë do të zhvillohet më 2 shtator në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë dhe fillon në orën 21:00.

Curri: Kemi gjasa për kualifikim

Një rezultat pozitiv nga takimi i së premtes kundër Francës do t’ia shtojë gjasat Kombëtares shqiptare për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin evropian.

Kështu mendon mbrojtësi kosovar i ekipit turk, Genclerbirligi, Debatik Curri, i cili është i vetëdijshëm se nuk do ta kenë aspak lehtë kundër ‘Gjelave’.

“Franca i ka të gjitha pikat e forta, mendoj do të jetë ndeshje e vështirë për ne dhe Francën. Ky takim do të jetë i rëndësishëm për dyja palët dhe me një rezultat pozitiv besoj se do t’i shtojmë gjasat për një kualifikim të mundshëm”, ka thënë prishtinasi në konferencën për media, të mërkurën.

Ish-anëtari i Prishtinës dhe i klubit ukrainas, Vorskla, thotë se kuqezinjtë duhet të kenë kujdes të veçantë nga Franck Ribery, Samir Nasri dhe Florent Malouda.

“Franca luan shumë mirë dhe ka shumë lojtarë aktivë. Do të kemi shumë rreziqe për portën tonë. Ribery, Nasi e Malouda janë lojtarë që bëjnë diferencën, janë shumë të rrezikshëm”, theksoi ai.

Curri për disa muaj kishte qenë jashtë fushës, pasi kishe lënduar gjurin e këmbës së djathtë. Ai thotë se tani e ndjen veten mirë fizikisht dhe të përgatitur mirë për përballjen.

Franca arrin në Tiranë

Përfaqësuesja e Francës, të mërkurën pasdite ka arritur në Tiranë, ku të premten do të përballet me Shqipërinë. ‘Gjelat’ kanë ardhur me formacion të plotë derisa sipas medieve franceze, sulmuesi i Real Madridit ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve me ekipin francez.

Ekipi i Laorent Blancut do të qëndrojë në Tiranë deri para ndeshjes me Rumaninë që do të zhvillohet më 6 shtator në Bukuresht. Francezët kanë zgjedhur tokën shqiptare për t’u bërë gati për këtë sfidë.

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com