Fillimi | Teknologji | Homazh për Steve Jobs!

Homazh për Steve Jobs!

> Nga
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Homazh për Steve Jobs!

“Vdekja është, me shumë gjasa, zbulimi më i mirë i Jetës!” - Steve Jobs

« Jemi thellësisht të trishtuar t’ju njoftomë se Steve Jobs vdiq sot. Gjenia e Stivit, pasioni, energjia e tij kanë qenë burimi i shumë shpikjeve që pasurojnë dhe bejnë më të mirë ekzistencën tonë » . Kështu u njoftua ndarrja nga jeta e Steve Jobs prej këshillit administrativ të kompanisë Apple.

Steve Jobs tregon jetën e tij në Stanford Univesity

 

“Mamaja ime biologjike zbuloi më vonë se gruaja që do më adoptonte nuk kishte universitet dhe i shoqi nuk kishte mbaruar kurrë shkollën e mesme. Ajo hezitoi që të më jepte për adoptim. Por, pak muaj më vonë, kur ata e garantuan se do shkoja në shkollë të lartë, gjithçka u zgjidh.

Dhe 17 vjet më vonë unë shkova në universitet.

Por nga naiviteti kisha kërkuar një kolegj, që të ishte po kaq i shtrenjtë sa Stanfordi. Të gjitha kursimet e prindërve të mi shkuan për pagesën e universitetit. Pas gjashtë muajsh, nuk po ia shihja vlerën. Nuk ia kisha idenë se ç’do të bëja me jetën time dhe nuk e dija se si mund të më ndihmonte universiteti për këtë.

Ndaj vendosa të lija shkollën dhe të shkoja diku. Ishte një vendim që më futi në ankth, por ndoshta ishte një nga vendimet më të mira që kam marrë.”

“Kam pasur fat, kam gjetur atë që doja shumë herët në jetë. Apple-n e nisëm unë dhe Woz në garazhin e prindërve të mi kur isha 20 vjeç. Punuan shumë dhe brenda 10 vitesh Apple u rrit nga një sipërmarrje me dy persona në një kompani 2 miliard dollarëshe me 4 mijë punonjës. Gjithçka ndodhi pa u bërë 30 vjeç. Më pas më pushuan nga puna. Si mund të pushosh nga puna dikë që ka themeluar sipërmarrjen? Po, ja që ndodh. Me rritjen e Apple, ne vendosëm që të marrim dikë për të drejtuar punën, që mendonim se ishte shumë i talentuar. Por vizionet tona nisën të ndaheshin. Kur kjo ndodhi, ai kishte në dispozicion zyrën e shefit. Kështu që më flaku në rrugë.”

“Rreth një vit më parë u diagnostikova me kancer. Bëra një kontroll në mëngjes herët dhe më thanë se kisha kancer në pankreas. As nuk e dija çfarë ishte pankreasi. Mjeku më tha se ishte një formë e pashërueshme dhe kisha 3-6 muaj jetë. Jetova gjithë ditën me këtë diagnozë. Më vonë në darkë bëra një biopsi. Gruaja më tha se mjekët nisën të qanin kur zbuluan se ishte një formë e veçantë e kancerit në pankreas, që mund të shërohej. Bëra operacionin dhe tani jam shëndosh e mirë « …

 

 

REGJISTROHUNI QE TE MUND TE POSTONI KOMENTE

Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.

Regjistrohu te komentosh feed Kommente (0 postuar)

gjithsej: | shfaqur:

Posto komentin tuaj

  • Te zeza
  • Kursive
  • E nenvizuar
  • Citim

U lutemi shkruani germat qe shikoni ne imazh:

Captcha
  • Dergoje tek nje mik Dergoje tek nje mik
  • Print version Print version
  • Tekst i thjeshte Tekst i thjeshte

Vleresoje kete artikull

0
Powered by 24-ore.com
Powered by 24-ore.com