“Phobos-Grunt” do të bjerë në Tokë gjatë fundjavës
Fragmentet e “Phobos-Grunt” do të bien në Tokë në periudhën midis 14 dhe 16 janarit. Në parashikimin e saktësuar, i cili është publikuar në faqen e Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”, si koha më e mundshme e rënies së tyre është përcaktuar 15 janari, më 13 e 18 minuta sipas orës së Moskës. Pritet që fragmentet e stacionit ndërplanetar rus të bien në Oqeanin Indian, në jugperëndim të kryeqytetit të Indonezisë - Xhakarta.
Deri në sipërfaqe të planetit do të fluturojnë copat e djegura të aparatit kozmik prej metalesh të forta zjarrduruese: 20-30 fragmente me një masë të përgjithshme jo më shumë se 200 kilogramë.Te nderuar lexues! Me poshte ju mund te perdorni mundesine te shpreheni rreth artikullit me komentet tuaja . Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e 24 ore Online.



Posto komentin tuaj