Kronika

INUK, aksion për prishjen e ndërtimeve në Sheshin “Nënë Tereza”

IMG_4387-525x350 Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nisi sot një aksion për prishjen e ndërtimeve në sheshin “Nënë Tereza” në kuadër të restaurimit të këtij sheshi me rastin e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë.

Drejtori Rajonal i Kulturës Kombëtare, Ledion Lako, theksoi për mediat se INUK parashikon të prishë rreth 9 ndërtesa në këtë shesh për të rikthyer aty gjelbërimin. Ai theksoi se në territorin prapa Korpusit Universitar do të ketë gjelbërim.

Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator dhe pikërisht në këtë shesh ai pritet të mbajë meshën solemne. Afati i përfundimit të ndërhyrjeve në sheshin “Nënë Tereza” , maksimalisht do të jetë data 10 shtator 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button