Kronika

INUK nis aksionin për prishjen e ndërrimeve pa leje në aksin Lin-Pogradec

rama4-320x240Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në aksin rrugor Lin-Pogradec.

Aksioni i INUK është shoqëruar edhe me rezistencë nga ana e banorëve të cilëve do t’u prishen banesat. Një grua është mbyllur në banesën e saj 1-katëshe që është në plan për t’u prishur si ndërtim pa leje dhe kërcënon se do të vrasë fëmijët e saj nëse do t’i shembet shtëpia.
INUK do të vijojë sot me prishje ndërtimesh edhe për Unazën e Madhe si dhe në aksin Lushnje-Berat.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook e ka vlerësuar këtë aksion duke shkruar: “Nis operacioni i shkuljes se dhjetëra çibaneve nga buza e Liqenit te Pogradecit. Koha për pastrim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button