Kronika

Ismail Morina në gjykatë për masën e arrestit

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ismail Morinës. Njeriu i dronit në Beograd, akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi u kap dy ditë më parë me dy pistoleta në automjetin e tij.

Ismail Morina u arrestua bashkë me 3 shtetas të tjerë që ndodheshin me të në makinë: 22-vjeçari Erion Bahushi, 21-vjeçari Denis Balla dhe 20-vjeçari Marin Rexha.

Arrestimi ndodhi vetëm një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte me vete edhe 36 bileta të kësaj ndeshjeje që u luajt në “Elbasan Arena”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button