Sporti

Italiani Nicola Rizzoli do të drejtojë finalen Gjermani – Argjentinë

130520102140-rizzoli-single-image-cut1-495x350 Italiani Nicola Rizzoli do te gjykoje finalen e Boterorit 2014 mes Gjermanise dhe Argjentines, te dielen ne stadiumin Maracana, ka bere te ditur FIFA.
42-vjeçari italian eshte gjyqtar nderkombetar qe nga viti 2007.
Ky arkitekt nga Bolonja, ka drejtuar tre ndeshje ne Boterorin 2014, dy ne fazen e grupeve, Spanje- Holande dhe Nigeri – Argjentine dhe nje ne çerekfinale, Argjentine-Belgjike.
Rizzoli ka drejtuar ndeshjen Spanje – France ne çerekfinalet e Euro-2012, nder te tjera.
Rizzoli do te asistohet nga patriotet e tij, Renato Faverani e Andrea Stefani, te dy 44-vjeçare, ndersa gjyqtar i katert do te jete ekuadoriani Carlos Vera.
Rizzoli eshte gjyqtari i trete italian ne historine e Kupave te botes qe drejton nje finale, pas Sergio Gonella ne 1978 e Pierluigi Collina ne 2002.
Para kater vjetesh, ishte nje tjeter evropian, anglezi Howard Webb, i cili drejtoi finalen e Boterorit 2010 ne Afriken e Jugut, ne Johannesburg, mes Spanjes dhe Holandes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button