Politika

Izeta Haxhia: Berisha me kerkoi te bombardoj Ambasaden Amerikane

Mira Kazhani, gazetarja që intervistoi Izet Haxhinë, është rilidhur mbrëmë me të në linjë telefonike, gjatë kohës që Berisha komentonte në News 24. Më poshtë përgjigja e tij nga Turqia, në të cilën i drejtohet Berishës drejtpërdrejt:

berisha_haxhia

“…Përsa i përket akuzave që më bën si vrasës dhe i dënuar nga gjykata… Harrove kush e bëri denoncimin e parë ndaj vëllezërve të mi? Si frikacak i lig që je, e ke bërë ti në Ambasadën Amerikane pasi u vra Fatmir Haklaj, nga i cili të shkonin shtatë nga frika.

Ai u vra nga terroristi dhe miku yt personal Anton Gjergji, që takohej me ty para operacioneve që kryente në Tropojë. Zoti Berisha, kush asht vrasës, unë apo ti? Ti je vrasesi i Tropojes. A te kujtohet kur me kerkove qe te dergoja njerëzit e mi qe me autoblinda te shtypnim tropojanet qe urreje?

Kush ja çoi armët në Vlorë për luftën mes bandave rivale, bandës së Kakamit..?

A kanë marrë pjesë në grupin e zjarrit që vranë më 21 janar, persona afër teje që vranë të pafajshëm në mars ‘97 në Përmet? Kush dha urdhrin për vendosjen e bombës tek lokali i Lush Përpalit, bombën tek Fondacioni Soros, tek makina e Arben Ujkës? Personi që vrau policin nga Tepelena më 13 mars, a është sot një miku jot dhe a ka gëzuar poste në qeverisjen tënde?

Kush e vodhi thesarin në Krrabë në mars ’97, pasi njerëzit e mij i tërhoqe nga ruajtja dhe ua dhe grupit të SHIK-ut me Xhahit Xhaferin në krye?

A te kujtohet pse u ndamë perfundimisht bashke? Per moszbatimin e ciles porosi? Mos me porosite qe te bombardoja nje ambasade te nje vendi mik, ambasadoren e te ciles e quajte lavire e që duhej ndeshkuar? Kujtohu pak..

A te kujtohet kur u largova nga Presidenca me njerëzit e mi dhe ngele vetem dhe nga frika qe te kapi fusje gruan e vajzen te me merrnin në telefon e të më luteshin që të kthehesha duke me thene se Saliu nuk asht mire nga ana psikologjike?

Kush e dha urdhërin mbrëmjen e 13 shtatorit kur më the duhet të hakmerremi ndaj Fatos Nanos që pastaj e bëre mik? Pse i ndërron vrasësit sipas kohës? Këto e të tjera ndodhi, do t’i sqaroj në një intervistë të dytë…”

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button