roze

Ja pse e paska mbajtur mjekrën!

Kohët e fundit i ka habitur të gjithë me mjekrën e tij të madhe, por më në fund të shtunën u bë e qartë pse Leonardo DiCaprio kishte gjithë këtë kohë që nuk rruhej.

1422201567leo-revenant-lajmiDuket se mjekra e madhe aktorit të famshmëm 40-vjeçar i duhej për xhirimet e filmit të tij të ri me titull ‘The Revenant’, fotot e para të të cilit janë publikuar nga ‘20th Century Fox’.

Filmi me regji të Alejandro González Iñárritu tregon historinë e një burri i cili braktiset nga shokët e tij kur e sulmon një ari dhe pasi mbijeton, nis të hakmerret ndaj atyre që nuk e ndihmuan.

Në këtë film interpretojnë edhe aktorët Tom Hardy, Will Poulter, Domhnall Gleeson dhe Paul Anderson. Filmi do të shfaqet për herë të parë në janar të vitit 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button