Kosova

Jahjaga në Emiratet e Bashkuara

jahjaga-n-euml-emiratet-e-bashkuara_hdPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesën e Princit të Kurorës, Sheikut Mohammed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Jahjaga është takuar me një delegacion nga fondacioni i Fatima bint Mubarak, Mbretëreshë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në këtë takim, sipas njoftimit në faqen e Jahjagës në Facebook, presidentja u njoftua për përkrahjen e Mbretërisë për të ndërtuar një qendër kirurgjike të fëmijëve dhe departamentin për trajtimin e kancerit të fëmijëve në kuadër të QKUK-së.

Jahjaga me këtë rast falënderoi Shkëlqesinë e saj për përkrahjen dhe përkujdesjen e saj dhe familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe për qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, duke theksuar se ky vazhdim i bashkëpunimit është simbol i marrëdhënieve shumë të mira bilaterale dhe miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve.

Projekti i ndërtimit të qendrës për përkujdesjen e fëmijëve pritet që të lansohet në një vizitë zyrtare nga një delegacion i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë muajit dhjetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button