Rajoni

Jolevski: NATO-ja nuk ka kërkuar zhvendosjen e mbrojtjes raketore nga Maqedonia

Republika e Maqedonisë e sheh të ardhmen e saj si anëtare e NATO-s dhe BE-së, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë kërkese nga Aleanca për zhvendosjen e instalimeve të mbrojtjes raketore në territorin e Republikës së Maqedonisë, deklaroi ministri maqedonas i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

aa112“Deri tani nuk ka asnjë kërkesë nga ana e NATO-s për zhvendosjen e instalimeve të mbrojtjes raketore në territorin e Republikës së Maqedonisë. Ne vazhdojmë reformat që sa më shpejt të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha Jolevski, në një intervistë për një radio maqedonase.

Ai theksoi se si shtet i pavarur paralelisht zhvillojmë bashkëpunim edhe me vendet tjera ku ekziston interes i ndërsjellë për bashkëpunim bilateral. ”Jo vetëm me Federatë Ruse dhe me Ukrainën, por edhe me Poloninë, Republikën Popullore të Kinës dhe kuptohet me një spektër të vendeve të tjera”, deklaroi ministri.

“Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do të kontribuojë jo vetëm në përforcimin e stabilitetit të Republikës së Maqedonisë, por edhe për përforcimin e stabilitetit edhe në rajon edhe në Evropës dhe më gjerë”, theksoi ai

Related Articles

Nje koment

  1. MAQENDONIA …SERBIA … MALI I ZI …JA LEPIJNE RUSEVE …. ASNJEHERE NUK DO TE FUTEN NE NATO SA TE JETE PUTINI GJALLE ..PRANDAJ LERI PERRALLAT MORE SERB I PISET …ET VA FAIRE UNE PIPE A PUTIN…. MERCI GRAND PEDE DE JOLEVSKI…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button