Libri

Kadare në Teatrin Kombëtar Eksperimental, bashkëbisedim me artistët për letërsinë dhe teatrin

Ismail Kadare, me të cilin shumë prej nesh krenohet nëpër botë, i nominuar për çmim Nobel, ishte i ftuar nga Teatri Kombëtar Eksperimental.

Shkrimtari i madh, krijoi mundësinë për një komunikim pas shumë vitesh në publik të gjërë dhe kësaj rradhe me artistët e ngjitur në skenën e këtij teatri dhe jo vetëm.

Në formën e një bashkëbisedimi, u diskutua mbi letërsinë, problematikat jetësore të individit në shoqërinë shqiptare, për krijimtarinë e gjerë artistike, ndjesinë, dashurinë dhe sigurisht për teatrin.

Duke ndaluar ne figurën e Çehovit dhe akoma më gjërësisht në atë të Shekspirit.Kadare1

Siç njofton Teatri Eksperimental, “meqënëse teatri ynë përgatitet për sezonin e ri artistik, i cili do mbeshtetet mbi Shekspirin dhe saktësisht në “Hamlet” dhe “Makbeth” që edhe Kadare i vlerësonte si dy veprat e tij më të mira, u fol mbi to, duke u ndalur në mënyrën se si Kadare i sheh dhe pse i vlerëson”.

Biseda e ngrohtë mes artistëve të rinj të teatrit dhe një figure kaq të madhe, u konkludua me dhurimin e 2 librave për secilin pjesëmarrës, të mundësuara nga Shtepia Botuese “Onufri”.

Kadare3Sigurisht me autograf nga Ismail Kadare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button