Te ndryshme

Kali më i bukur në botë

20141027_81939_Maysuna-Guasimo-5Vjen nga Bibione e Italisë dhe është cilësuar si kali më i bukur në botë, sa i takon kategorisë së kuajve arabë dhe egjiptianë. 5 vjeçarja Maysuna Guasimo është vlerësuar në Romë si kali më i bukur, gjatë një konkursi ku kanë marrë pjesë shumë kuaj.

Është një krenari e vërtetë për trajnuesin e kalit, Federico Fogarin. “Të premten fitoi titullin në kategorinë e saj dhe ishte një kënaqësi e madhe. Mund ta merrni me mend se sa herë më e madhe është kënaqësia kur ky titull është në nivel botëror”,- ka thënë me krenari Federico.

Maysuna Guasimo është pa dyshim kali më i bukur i gjithë racës arabe-egjiptiane në botë. Bukuria e saj është vënë re dukshëm në një konkurs në Romë ku kanë marrë pjesë shumë kuaj, por asnjë nuk ishte si ajo.

“Lindi dhe u rrit në Bibione, por nuk më pëlqen të flas shumë për të dhe ta mburr, edhe pse jam tejet i gëzuar që bukuroshja ime fitoi çmimin botëror”, tha kujdestari i kalit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button