Libri

‘Kater përrallat nga Zululandi” e Konices ne shitje tek amazon

Kater përrallat nga Zululandi” ne shitje tek amazon.com . Katër Përralla nga Zullulandi” është një cikël tregimesh prej të cilëve u botua vetëm njëri: “Një ambasadë e zulluve në Paris”, në gazetën “Dielli” 1922. Ashtu si dhe vepra tjetër e rëndësishme e Konicës “Doktor Gjilpëra” dhe kjo mbeti një fragment i asaj që kishte menduar autori si vepër të plotë.

Faik-Konica
Faik Konica

Në ciklin me tregime “Katër përralla nga Zullulandi”, Faik Konica trajton një temë origjinale me një subjekt disi të veçantë dhënë në një plan, kryesisht satirik. Gjithçka shihet me syrin e njeriut realist, për të cilën ajo çfarë dëshiron të shohë me atë që sheh realisht, ka një hendek gati të pamundur për t’i kaluar. Duke qënë i ndërgjegjshëm për këtë, në tregimin “Një am- basadë e zulluve në Paris”, Konica i flet lexuesit shqiptar nëpërmjet tekstit dhe nëntekstit. Ngjarjet dhe personazhet e çojnë lexuesin në Afrikë, por disa nga problemet dhe shqetësimet nuk janë të huaja për shoqërinë shqiptare të kohës. Konica tregon për zullutë, si një popull i prapambetur i Afrikës, i shtypur nga kolonizatorët e huaj, që ndodhet në një nga udhëkryqet e historisë së tij. Bijt e tij më të mirë aspirojnë e përpiqen për një jetë të lirë dhe një shtet të pavarur. Por rruga drejt lirisë së vërtetë nuk është aq e lehtë, aq më tepër për popullin e Zullulandit që, ndonëse plot energji dhe kulturë origjinale, nuk e ka fituar plotësisht ndërgjegjjen kombëtare.
Ai është në kërkim të udhëheqësve të vet, që do t’i prijnë në luftë, dhe kjo përbën boshtin e veprës.
Lëvizja e zulluve ka nxjerrë dy udhëheqës të mundshëm, të cilët qëndrojnë në pozita krejt të kundërta, Deni-Zulla-Serpia dhe Plugu. I pari, është një politikan aventurier, mashtrues e demagog, përfaqësues i interesave të ngushta të tribuve, që bën lojën e të huajve dhe përpiqet për një lëvizje të ngushtë mbi baza fisnore që e mban popullin në skllavëri. I dyti, Plugu është udhëheqësi i vërtetë i popullit, që pa bujë por me një mençuri të heshtur synon e punon të krijojë një lëvizje të vërtetë kombëtare në Zulluland. Ai përpiqet tri kthejë zullutë nga një turmë e përgjakur në një komb me dinjitet, dhe atdheun në një vend të bashkuar, të lirë, të qytetëruar e me nder.
Emri i heroit të veprës “Plug” është kuptimplotë, përderisa ai kërkon e lufton të plugojë mendjen e popullit të paditur, të zgjojë e ta drejtojë atë në rrugë të mbarë. Mirëpo, njerëzit e vendit të tij nuk e kuptojnë, nuk e besojnë, madje e fyejnë dhe e kërcënojnë, janë gati ta ndëshkojnë. Autori vë në dukje dramën e’këtij idealisti të pastër dhe besnikërinë e tij ndaj interesave të atdheut. Debatet në kuvendet e krerëve, manifestmet plot zhurmë e bujë të turmave theksoinë pozitën dhe gjendjen e rëndë shpirtërore të Plugut.
Problemi i raportit të individit, në rastin tonë të Plugut, që ka realisht vlera me turmën e pazhvilluar e të egër, si dhe nga ana tjetër ai i domosdoshmërisë së zhvillimit për të arritur tek një popull i qytetëruar, ndërthuren. Por njëkohësisht, kjo problematikë ndërthuret dhe me pozicionin që mban Evropa, pra ajo që përcakton në plan të përgjithshëm fatet e popujve të vegjël në përgjigje të dëshirës së tyre për vetëqeverim. Distanca e madhe që ekziston mes këtyre dy niveleve: prapambetjes e pamundësisë reale të qeverisjes prej zulluve nga një anë dhe vështrimit cinik, përbuzës e plot sarkazmë të Evropës e bëjnë Plugun ta cilësojë krejt të dështuar gjithë veprimtarinë e tij: “Jeta ime ështënjëfaliment… Desha një Zulluland të qytetëruar dhe të lirë… Dheç’shoh përpara syve?…”
Kontrasti i thellë e bën po ashtu skeptik për të ardhmen e Zullulandit. Ai nuk gjen rrugëdalje për të dalë nga rrethi vicioz: “Doni indipendencën që të mundni të mbeteni zullunj; po duhet tëmos mbeteni zullunj nëdaçi tëfitoni indipendencën”.

Kopertina e librit e botuar ne amazon.com
Kopertina e librit e botuar ne amazon.com

Nga ana tjetër vetëm një tejkalim i këtij paradoksi ndoshta do ta bënte Evropën ta shihte me tjetër sy Zullulandin e fatin e njerëzve të tij.
Konica si njohës i historisë së popujve dhe psikologjisë së njerëzve ka kapur me mprehtësi dhe e ka kthyer në objekt trajtimi artistik një dukuri historiko-sociale: ekzistencën e turmës si një masë e pavetëdijshme e zhveshur nga aspirata kombëtare, e pushtuar nga instikte shkatërruese. Një masë e tillë, në jetën e popujve të pazhvilluar siç paraqiten zullutë, bëhet lehtë pre dhe viktimë e demagogëve dhe sharlatanëve politikë, e njerëzve si Serpia, që i shfrytëzon për qëllime të mbrapshca!
Turma e zulluve, përshkruhet nga shkrimtari nëpërmjet situatave tragjikomike, që arrijnë kulmin, kur Plugu tregon të vërtetën dhe masa ngrihet kundër tij. Tregimi mbyllet me një mendim skeptik, kur Plugu, i dëshpëruar, pohon: “Desha të lëroj shkëmbin”. Dheprej këtij çasti aibraktis atdheun dhe merr rrugën e mërgimit.
Mesazhi i veprës është: Të punohet për ta ngritur popullin, për ta ndërgjegjësuar, për ta pluguar mendjen dhe vetëdijen e tij, në mënyrë që të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, të mirën nga e keqja. Në këtë vështrim, rol të veçantë i jepet punës, si faktor zhvillimi dhe emancipimi në jetën e njeriut dhe të shoqërisë.
“Katër përralla nga Zullulandi”, është një vepër me vlera të spikatuara ideoartistike. Falë mjeshtërisë narrative dhe sensit të masës, autori arrin të krijojë atmosferën e jetës politike, të zbulojë mekanizmin e luftës që zhvillohet, veçanërisht të vizatojë saktë portretet e udhëheqë<;ve dhe të turmës. Nga ana tjetër, të derdhë humorin e tij të hidhur, të stigmahzojë të keqen me satirë dhe sarkazmë, të rrëfejë e të përshkruajë me një gjuhë të shkathët karakterizuese dhe lakonike.

Librin mund ta blini duke klikuar ketu

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button