Zgjedhjet lokale 2015

Kavajë- Cara: Në 100 ditëshin e parë, do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Kavajës, Engjëll Cara u takua me banorë të lagjeve 2 dhe 5 te ketij qyteti.

Ai u zotua para banorëve, se në 100 ditëshin e parë të administratës së re, do të zgjidhet njëherë e mirë, problemi i ujit të pijshëm në këtë lagje. “Menjëherë pas zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm, vëmendja do të kthehet tek problemi i banesave sociale”, theksoi ndër të tjera Cara. Ai vuri theksin tek rëndësia e mirëmenaxhimit të taksave të qytetarëve të Kavajë, pasi, sipas tij, vetëm mirëpërdorimi i çdo qindarke të buxhetit të Bashkisë, do të bëjë që çdo banor të ndjejë “dorën” e Bashkisë, në përmirësimin e cilësisë së jetës.

Gjithashtu, ai u tha banorëve, që administrata e nesërme do të jetë e përbërë nga bijtë dhe bijat më të mira të qytetit të Kavajës, duke i dhënë kështu një përparësi punësimit të rinjve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button