Europa

KE: Bashkëpunim edhe me regjimet diktatoriale për imigracionin klandestin

Bashkimi Evropian duhet të bashkëpunojë me drejtuesit, duke përfshirë këtu diktatorët, e vendeve të kandidatëve të imigracionit për të luftuar kundër kontrabandistëve dhe për mbrojten e kufijve të jashtëm, theksoi sot Komisioni Evropian.

brukselEkzekutivi i Brukselit, drejtuar nga Jean-Claude Juncker ka zhvilluar diskutimin e parë për strategjinë e hartuar nga komisioneri për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, për të luftuar kundër imigracionit klandestin.

Dokumenti do të paraqitet në muajin maj.

”Debati ka qenë gjithpërfshirës”, theksoi zëvendëspresidenti, Frans Timmermans në një konferencë shtypi me Avramopoulos.

”Një anije tjetër ka shkaktuar vdekje e 10 personave në brigjet e Sicilisë. Këto ngjarje tragjike në Mesdhe duhet të rrisin ndjenjën e urgjencës”, theksoi Timmermans.

“Nuk duhet të jemi naivë. Fakti që bashkëpunojmë në kuadër të proceseve të Khartumit dhe Rabatit, angazhuar me vendet afrikane, me regjimet diktatoriale nuk nënkupton se ne i legjitimojmë. Ne nuk i japim asnjë legjitimitet demokratik dhe politik këtyre regjimeve, por ne duhet të bashkëpunojmë atje ku kemi vendosur të luftojmë kundër kontrabandës dhe trafikut të qënieve njerëzore”, theksoi Avramopoulos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button