Rajoni

KE do të shqyrtojë ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

ke-do-t-euml-shqyrtoj-euml-ndryshimet-kushtetuese-n-euml-maqedoni_hdKomisioni Evropian (KE), do t`i ketë nën thjerrëz dhe po shqyrton me kujdes ndryshimet e propozuara kushtetuese në Maqedoni.

Petar Stano, zëdhënësi i kabinetit të evrokomisionerit për zgjerim Stefan Fyle ka deklaruar për televizionin 24Vesti se Komisioni Evropian me kujdes do të shqyrtojë ndryshimet e propozuara kushtetuese nga ana e Qeverisë dhe se do të shqyrtojë ato se a janë në përputhje me standardet evropiane.

Sipas tij, Brukseli ka pasur vërejtje për reformat në shumë fusha, por asnjëherë nuk ka kërkuar ndryshime kushtetuese. “KE kërkon që ndryshimet kushtetuese të miratohet me konsensus të gjerë, përkundër vendimit të mazhorancës aktuale që ka iniciuar ato në kushte kur opozita është jashtë Parlamentit dhe nuk merr pjesë në debate publike për këtë çështje”, deklaroi Stano.

Sipas tij, Brukseli do të shqyrtojë me përpikëri tërë pakon e ndryshimeve të propozuara.

Ndryshimet e Kushtetutës përcaktojnë këto çështje: “Martesa definohet si bashkësi mes burrit dhe gruas, Saktësim të rregullave fiskale në buxhetin me kufizim të deficitit buxhetor prej 3% dhe të borxhit publik prej 60% nga GDP, Ndryshimi i emrit të Bankës Popullore në Banka e Maqedonisë, Aplikimi i institutit “Ankesa kushtetuese”, Ndryshimi i përbërjes së Këshillit gjyqësor,(hiqen ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Gjykatës Supreme nga Këshilli – aktualisht dy udhëheqësit janë shqiptare) Ndryshime të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, Shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatësin ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për prokurorë publikë për zgjedhje të prokurorëve publike, Shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, Krijim të Mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button