roze

Keanu Reeves feston 50-vjetorin

keanureevesAktori hollivudian Keanu Reeves feston ditëlindjen e pesëdhjetë. Keanu Reeves ka lindur më 2 shtator 1964 dhe sot shuan plot 50 qirinj të tortës. Reeves është një ndër personazhet e mëdha të kinemasë së filmave aksion. 

Në vitet ‘90  filmi “Speed”, ku interpretoi së bashku me Sandra Bullock, i ktheu dy protagonistët në yjet e reja të botës së Hollivudit. Edhe 2 dekada më vonë Reeves nuk sheh arsye për të ndryshuar zhanër. Sipas deklaratave të bëra nga vetë ai kohët e fundit, skenat e aksionit nuk i janë dukur kurrë të vështira edhe me kalimin e viteve.

“Dhe çelësi i kësaj është fakti që një person humb nga energjia me kalimin e viteve, por e fiton në aftësi dhe efikasitet”, tha aktori gjatë promovimit të filmit “47 Ronin”, që u prezantua në muajin dhjetor të vitit 2013.

Suksesi më i madh për Reeves ka ardhur me trilogjinë “Matrix”, ndërsa në vitet e fundit filmat e tij nuk kanë shkuar shumë mirë. “47 Ronin” nuk pati shumë arkëtime dhe “Man of Thai Chi”, filmi i tij i parë si regjisor i xhiruar në Kinë, nuk fitoi simpatinë e publikut.

Në tetor aktori do të shfaqet në billboardet amerikane si një vrasës me pagesë në filmin “John Wick”, që do të pasojë thrillerin psikologjik “Knock Knock”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button