Moda

Këngëtaret tona rikthejnë në modë, unazat e hundës

Ato ikin e vijnë shpesh nga moda dhe pas një boom-i që patën në fundin e viteve ’90, unazat e hundës janë rikthyer këtë vit.

Ndonëse datojnë që nga koha e fiseve Maja dhe Azteke, unazat e hundës edhe sot e kësaj dite janë një ndër trendet më interesante përsa i përket atyre që quhen “bizhuteri të fytyrës”.

Pas yjeve me famë botërore si Rihanna, Ellie Goulding, FKA Twigs, Kat Graham etj. edhe artistet shqiptare kanë vendosur të përqafojnë këtë trend që së fundmi është promovuar së tepërmi nga stilisti i Givenchy, Riccardo Tisci.

Ndër personazhet e skenës shqiptare që janë parë së fundmi me unaza në hundë janë Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Enca Haxhia e madje edhe Zaimina Vasjari. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button