Bota

Kerry garanton se helikopterët luftarak do t’i livrohen sa më shpejt Egjiptit

 ee347-622x350Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, garantoi dje homologun e tij egjiptina, Sameh Choukri, mbi vullnetin e SHBA-së për të përshpejtuar livrimin e dhjetë helikopterëve luftarak të destinuar për luftën kundër terrorizmit, sipas një diplomati amerikan.

“Këta helikopterë janë mjete të çmuara që do të ndihmojnë qeverinë egjiptiane në përpjekjet e saj në luftën kundër terroizmit”, kryesisht kundër gurpeve islamike të armatosura në gadishullin e Sinait, sipas të njëjtit burim.

Gjatë vizitës së tij në Kajro në fund të qershorit, Kerry kishte garantuar zhbllokimin e një fondi prej 572 milionë dollarë ndihme ushtarake.

SHBA-ja i jep çdo vit aleatëve të saj kryesorë arab 1,5 miliardë dollarë ndihma, nga të cilat rreth 1,3 miliardë në asistencë ushtarake. Një pjesë e këtij fondi u bllokua në tetor dhe u kushtëzua me reforma demokratike pas rrëzimit në korrik 2013 të presidentit islamik Mohamed Morsi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button