Bota

Kerry në Azinë Juglindore për të kërkuar mbështetje kundër ISIS-it

ee693Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Indonezi për të asistuar në ceremoninë e betimit të presidentit Joko Widodo dhe të inkurajojë vendet e Azisë Juglindore të rrisin përpjekjet e tyre në luftën kundër organizatës shteti Islamik (ISIS).

Gjatë kësaj vizite një ditore, Kerry do të ketë një seri takimesh dypalëshe gjatë të cilave ai synon të inkurajojë presidentin indonezian dhe krerë të tjerë të vendeve të rajonit që të rrisin përpjekjet e tyre në luftën kundë kërcënimit në rritje që vjen nga ISIS-i, njoftuan përgjegjësit amerikanë.

“Gjatë këtyre takimieve, do të vendosen në krye të listës së bisedimeve përpjekjet ndërkombëtare për dobësimin dhe shkatërrimin e ISIS-it, përpjekjet për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, bllokimin e rekrutimit dhe mbrojtjen kundër thirrjeve për të luftuar jashtë vendit”, njoftoi një përgjegjës i lartë amerikan

SHBA-ja, në krye të një koalicioni ndërkombëtar, ka shtuar sulmet ajrore kundër ISIS-it, që kontrollon territore të gjera në Irak dhe Siri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button