Bota

Kina premton mbi 300 milionë dollarë për Afganistanin

a54Kina premtoi mbi 300 milionë dollarë për një periudhë trevjeçare për Afganistanin e shkatërruar nga lufta, gjatë një konference ndërkombëtare të zhvilluar në Pekin, njoftoi sot media shtetërore kineze.

”Ndihma financiare përfshin një aiastencë prej 82 milionë dollarësh këtë vit si edhe 245 milionë dollarë të tjerë gjatë tre viteve të ardhshme për trajnime të ndryshme dhe shkollim dhe bursa”, tha agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

Ndihma u njoftua nga kryeministri kinez, Li Keqiang, në konferencën e katërt ministeriale të Procesit të Stambollit për Afganistanin, një platformë për bashkëpunim rajonal, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i ri afgan, Ashraf Ghani.

”Kina është një investitor i fuqishëm në vendin tim”, deklaroi Ghani.

Gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, Li Keqiang u kërkoi partive politike në Afganistan të linin mënjanë mosmarrëveshjet dhe t’i bashkoheshin një procesi politik pajtimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button